Pas gati gjashtë javësh qeveria e Zoran Zaevit arriti të emëroj drejtorë dhe ushtrues detyre në vetëm 12 pozita dhe të ndërrojë këshillin drejtues të vetëm një institucioni. Nëse e krahasoni me qeverinë e Nikolla Gruevskit, e cila në seancën e parë, në gusht të vitit 2006 mori 140 vendime për shkarkime tani puna shkon ngadalë. Ministri i Administratës dhe nënkryetar i LSDM-së Damjan Mançevski thekson se vendosja e qeverisë së re është vështirësuar nga ligjet e miratuara nga qeveria e mëparshme.
Për ta ndërruar drejtorin e një Ndërmarrje publike, parakusht është që të ndërrohet këshilli drejtues i ndërmarrjes publike. Për t’i ndërruar anëtarët e këshillave të ndërmarrjeve publike është e nevojshme t’i plotësojnë disa kushte – deklaroi Damian Mançevski, dhe Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës.
Për të shpejtuar gjërat, Mançevski njoftoi ndryshime në ligjin me të cilin anëtarët e këshillave, nuk do të duhet të kenë certifikatë të njohjes së gjuhës së huaj ose të kenë kaluar një test psikologjik. Për drejtorët gjithçka do të mbetet si më parë. Ish ministrja e administratës Marta Arsovska Tomovska beson se kjo është bërë me qëllime të fshehura.
Ndryshimi i ligjit nuk ka lidhje me zhbllokimin e punës, nuk ka asgjë të përbashkët me atë.
Unë e shoh këtë si një përpjekje për të ulur sërish kriteret, pra kthimi i atyre që kanë ekzistuar më parë, para se ta bëjmë reformën dhe në derë të vogël të sigurohet, për punonjësit e sektorit publik, mundësi për çfarëdo ndikimi: farefisnor, miqësor, partiak etj – u shpreh Marta Arsovska Tomovska, ish-ministre e Shoqërisë Informatike dhe Administratës.
Profesori i Drejtësisë Administrative Dragan Gocevski beson se disa ligje janë konfuze. Por sipas tij, certifikata e njohjes së gjuhës së huaj është megjithatë e nevojshme, sidomos për shkak të synimeve që vendi të anëtarësohet në BE dhe NATO. Ndërsa në lidhje me vendosjen e njerëzve të afërt në disa pozicione të caktuara Gocevski ka këtë qëndrim:
Në qoftë se i përmbushin të gjitha kriteret, atëherë, kjo është ajo, demokracia është edhe politikë, proces politik. Nuk do të thosha se është partizim në një kontekst negativ –tha Dragan Gocevski, profesor universitar.
Në nivel shtetëror, qeveria zgjedh rreth 500 drejtorë dhe 2200 anëtarë të këshillave menaxhues dhe mbikëqyrës. Këto shifra tregojnë se partia e Nikolla Gruevskit ende ka njerëzit e vet në pozicione të shumta dhe me këtë ka kontroll dhe ndikim mbi ta.
Alsat-M

