Kryediplomatja australiane, Julia Bishop sot për vizitë zyrtare qëndron në Maqedoni. Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë njoftoi se Bishopdo të ketë tet a tet takim me kryediplomatin maqedonas Nikolla Dimitrov. Janë planifikuar edhe biseda plenare midis delegacioneve të ministrive të Punëve të Jashtme të Maqedonisë dhe Australisë. Siç paralajmëroi shërbimi kuvendor për informim, shefi i diplomacisë australiane pasdite do të ketë takim me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi.
Author: almakos
Në mesditë sot pritet të vazhdojë seanca e gjashtë e Kuvendit ku është planifikuar të debatohet për vendimin për dhënien e pëlqimit për aktet e përgjithshme të Avokatit të Popullit. Pika e radhës në rend të ditës të seancës së gjashtë është shkarkimi i kryeprokurorit, Marko Zvërlevski. Në seancën e gjashtë duhet të debatohet edhe për propozim-ndryshimet e Ligjit për Marrëdhënie Pune të dorëzuara nga Nola Ismajloska, Magdalena Manaskova dhe Vesna Pemova dhe për raportet vjetore për punën e më shumë institucioneve. Deputetët duhet të debatojnë edhe për gjendjen me deponinë e egër në Strugë, propozim i dorëzuar prej një…
Moti në Maqedoni pritet të jetë me diell dhe shumë i nxehtë. Në orët e pasdites, vende vende pritet të ketë zhvillim të dobët të vranësirave jostabile të cilat do të përcillen me reshje afatshkurtra të shiut dhe bubullima të rralla. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 13 deri në 22, ndërsa temperatura më e lartë e ajrit gjatë ditës do të jetë në interval prej 34 deri në 41 gradë Celsius. Vlera e indeksit UV do të jetë 9. Ditëve në vijim vazhdon periudhë e motit me diell dhe shumë të nxehtë. Temperatura e ditës deri të mërkurën…
Aleanca për Shqiptarët është shumë afër shpërbërjes. Pas thirjes së djeshme të kreut të LR-PDSH-së, Ziadin Sela, për shkrirjen e tre partive në një subjekt të vetëm, kryetari I RDK-së Vesel Memedi ka akuzuar Selën për kurthe dhe lojra të pasinqerta. Memedi tha se LR-PDSH është dashur të synojë të grumbulloj anëtarë nga subjetet e tjera dhe jo të shkrijë partnerët e koalicionit. Ai gjithashtu akuzoi Selën se dëshiron që ta prish koalicionin dy vjeçar, andaj në fund i uroi suksese Selës dhe subjektit që drejton ai. “Ne u dëshirojmë sukses secilit subjekt politik duke përfshirë edhe LR-PDSH-në edhe udhëheqësinë…
10 July Mediat amerikane raportojnë se djali i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është takuar me një avokate të lidhur me Kremlinin, vitin e kaluar, pasi i janë premtuar informacione që do të dëmtonin rivalen demokrate të Trumpit, Hillary Clinton. Në takim kanë qenë të pranishëm edhe dhëndri i presidentit, Jared Kushner, dhe udhëheqësi i atëhershëm i fushatës, Paul J Manafort. Trump Junior, përmes një deklarate, pranoi se ka takuar avokaten ruse por tha se “nuk janë shkëmbyer informacione të rëndësishme”. Agjencitë amerikane të inteligjencës kanë konstatuar se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, më 2016.…
10 July Ka filluar bartja e mbeturinave nga deponia jolegale në hyrje të Tetovës. Maunet kanë filluar pastrimin me intensitet të shtuar, ndërkohë që ende nuk ka filluar të funksionojë pika e re e ngarkim shkarkimit. Sipas informacioneve nga Ndërmarrja Publike Komunale “Tetova”, pika e re nuk është future në funksion, ndërsa heqja e mbeturinave nga deponia, bëhet sikurse më parë, duke u bartur gjatë natës në Rusino të Gostivarit, ndërsa ditën për në Drislla të Shkupit. Pika e re e ngarkim shkarkimit të mbeturinave, pritet të fillojë punën nga e mërkura.
10 July Gati tre muaj pas ngjarjeve të përgjakshme të 27 prillit në Kuvend, deputeti i VMRO-DPMNE-së Kërsto Mukovski i cili dyshohet të ketë hapur dyert për protestuesit e dhunshëm ka marr fjalën në seancën kuvendore. Ndonëse Mukoski vendosi të thyej heshtjen, deputetët e mazhorancës injoruan fjalimin e tij. Deputetët e shumicës parlamentare ende pa nisur fjalën Mukovski lëshuan sallën në shenjë revolte për shkak se Mukoski dhe kolegët e tij më 27 prill përveç që dyshohen se kanë hapur portat e Kuvendit, kanë orientuar edhe turmën e dhunshme drejtë sallës së konferencave për shtyp aty ku edhe nisi nata…
Elena Milevska Shtrbevska, në konferencën e sotme në Odën ekonomike të Maqedonisë me temë “Nisma për ndryshim të dispozitave të ligjit, për tregti, me të cilat rregullohen kufizimi me shitjen e pijeve alkolike”, tha se në dhjetë vitet e kaluara të zbatimit të kësaj rregullative ligjore restriktive, nuk janë ofruar kurrfarë dëshmish empirike se ajo ka realizuar çfarëdo ndikimi ndaj zvogëlimit eventual të alkoolizmit në Republikën e Maqedonisë. Ajo bëri thirrje se duhet të pezullohet ndalesa për shitjen e alkoolit pas orës 19, gjegjësisht orës 21 pasi që në nëntë vitet e kaluara pasi është sjellë, jo vetëm se nuk…
Bullgarët nacionalistë në qytetin Asenovgrad, në juglindje të Bullgarisë kanë zhvilluar një protestë kundër komunitetit rom, raporton AA. Pas përleshjes së përjetuar para 10 ditëve mes sportistëve të kanotazhit për të rinjtë bullgarë në qytet dhe komunitetit lokal rom bëhet e ditur se vazhdojnë protestat kundër komuniteti rom në rajon. Qindra persona kanë dalë për të protestuar në qendër të qytetit pas lirimit të disa dyshuarve, pasi pas plagosjes së disa sportistëve në ngjarjet e 10 ditëve më parë ishin ndaluar 9 të rinj nga komuniteti rom të cilët ishin përfshirë në konflikte. Në protestë pjesëmarrësit kanë brohoritur me sloganin…
Këto ditië do të vazhdojnë të na shoqërojnë temperatura të larta dhe mot shumë i nxehtë. Nga Instituti Hidrometeorologjik njoftojnë që temperaturat këto dy ditë do të kalojnë edhe mbi 40 gradë, e veçanërisht ditën e nesërme, ku pritet që i nxehti të jetë shumë i rëndë. Mirëpo, Dushanka Tanushevska nga ky Institut thotëse në vendet malore mund të ketë paraqitje të shiut lokal. “Sot, por edhe në ditët në vazhdim, deri të mërkurën në Maqedoni do të mbizotrojë mot me diell dhe do të jetë shumë nxehtë me temperaturë deri 40 deri 41 gradë. Në disa vende, sidomos në…
Qindra administratorë shqiptar, por edhe të komuniteteve të tjera, në Maqedoni, vazhdojnë të qëndrojnë me vite nëpër shtëpi, në pritje të sistemimit nëpër institucione. Edhepse zyra e kryeministrit dhe e sekretariatit të përgjithshëm të Qeverisë ka patur funksionar shqiptarë dhe sistemimi i tyre akoma zvarritet. Se ku qëndron problemi, analistët Nijazi Muhamedi dhe Osman Kadriu thonë se për këtë janë fajtorë vetë shqiptarët. “Puna e ashtuquajturve “administratorë” shqiptarë, të cilët në fakt janë “administratorë virtualë” përbën një fakt më të fortë se si partia që prodhoi këtë anomali të percudnuar në sistemin administrativ dhe juridik e ka deformuar të ashtuquajturin…
Samiti në Trieste pritet që të sjell angazhim më të fuqishëm dhe konkret të BE-së ndaj të ardhmes evropiane të Ballkanit Perëndimor. BE do të ndajë 1.3 miliard euro grante për rajonin deri në vitin 2020 për projekte të energjisë, transportit dhe mjedisit. Këtë e kanë deklaruar sot shefi i delegacionit të BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar dhe ambasadori italian, Karlo Romeo, gjatë një konference të përbashkët, ku kanë informuar rreth qëllimëve të këtij samiti. Ata po ashtu thanë se përveç kësaj, për rajonin do të ndahen edhe rreth 200 milionë euro për shtatë projekte të tjera. “Zhbogar theksoi se…

