Bullgarët nacionalistë në qytetin Asenovgrad, në juglindje të Bullgarisë kanë zhvilluar një protestë kundër komunitetit rom, raporton AA.
Pas përleshjes së përjetuar para 10 ditëve mes sportistëve të kanotazhit për të rinjtë bullgarë në qytet dhe komunitetit lokal rom bëhet e ditur se vazhdojnë protestat kundër komuniteti rom në rajon. Qindra persona kanë dalë për të protestuar në qendër të qytetit pas lirimit të disa dyshuarve, pasi pas plagosjes së disa sportistëve në ngjarjet e 10 ditëve më parë ishin ndaluar 9 të rinj nga komuniteti rom të cilët ishin përfshirë në konflikte.
Në protestë pjesëmarrësit kanë brohoritur me sloganin “Bullgaria është e bullgarëve” si dhe kanë mbajtur në duar flamuj bullgarë dhe kryqe.
Protestuesit kanë vënë në dukje se integrimi i komunitetit rom është i pa mundur në Bullgari dhe kanë theksuar se “pakicat rome në vend duhet të largohen në Indi.”
Një person i cili ka organizuar protestën dhe që nuk dëshiron të identifikohet në një deklaratë për gazetarin e AA-së është shprehur se “Protesta jonë ka vetëm në arsye, e cila është Bullgaria që është shtëpia jonë e përbashkët. Ne do të dalim nëpër rrugë nëse kryhet një krim dhe nëse sistemi i drejtësisë qëndron indiferent përballë këtyre krimeve me justifikimin e prejardhjes etnike të autorëve. Ne nuk jemi kundër turqve apo romëve, por ato duhet të dinë traditat, gjuhën dhe zakonet e tona, duhet të jenë krenarë ashtu si ne që jetojnë në Bullgari.”
Ndërsa edhe anëtari i klubit të motoristëve Filibe dhe Asenovgrad, Genadi Stavrev, të cilët kanë dhënë mbështetje për protestën duke pretenduar se protesta nuk ka arsye etnike, ka vënë në dukje se janë vetëm kundër padrejtësisë.
Në protestën e mbajtur në qendër të qytetit ku janë vërejtur masat e sigurisë nga forcat policore dhe të xhandarmërisë, ndërsa protestuesit janë shpërndarë më pas pasi lexuan një deklaratë.
Romët në Asenovgrad të shqetësuar
Ndër të tjera bëhet e ditur se janë të shqetësuar banorët e lagjes rome ku xhandarmëria përreth saj ka vendosur kordonin e sigurisë dhe ka vënë kontroll hyrjet dhe daljet. Sa vjen e rritet pakënaqësia e banorëve për shkak të kufizimit të të drejtës së qarkullimit në të gjithë lagjen, për arsyen se disa persona janë përfshirë në ngjarjet që kanë shkaktuar protestat.
Gjithashtu protestuesit kanë bërë të ditur se do të vazhdojnë protestat e tyre deri në eliminimin e pasigurisë që pretendojnë se shkaktohet nga lagjja e romëve.
Pas tensioneve të shënuara në Asenovgrad edhe në qytete të tjera të vendit në lagjet ku ndodhen romët janë zhvilluar protesta të vogla të ngjashme.
Rome përbëjnë 10 për qind të popullsisë së vendit e cila është rreth 7 milionë.