10 July
Ka filluar bartja e mbeturinave nga deponia jolegale në hyrje të Tetovës. Maunet kanë filluar pastrimin me intensitet të shtuar, ndërkohë që ende nuk ka filluar të funksionojë pika e re e ngarkim shkarkimit. Sipas informacioneve nga Ndërmarrja Publike Komunale “Tetova”, pika e re nuk është future në funksion, ndërsa heqja e mbeturinave nga deponia, bëhet sikurse më parë, duke u bartur gjatë natës në Rusino të Gostivarit, ndërsa ditën për në Drislla të Shkupit. Pika e re e ngarkim shkarkimit të mbeturinave, pritet të fillojë punën nga e mërkura.

