Elena Milevska Shtrbevska, në konferencën e sotme në Odën ekonomike të Maqedonisë me temë “Nisma për ndryshim të dispozitave të ligjit, për tregti, me të cilat rregullohen kufizimi me shitjen e pijeve alkolike”, tha se në dhjetë vitet e kaluara të zbatimit të kësaj rregullative ligjore restriktive, nuk janë ofruar kurrfarë dëshmish empirike se ajo ka realizuar çfarëdo ndikimi ndaj zvogëlimit eventual të alkoolizmit në Republikën e Maqedonisë.
Ajo bëri thirrje se duhet të pezullohet ndalesa për shitjen e alkoolit pas orës 19, gjegjësisht orës 21 pasi që në nëntë vitet e kaluara pasi është sjellë, jo vetëm se nuk i arriti rezultatet e dëshiruara, por shkaktoi edhe dëm shtesë, para së gjithash tek konsumatorët, ndërsa më pas edhe tek industria vendore dhe shtetërore, apeloi Oda Ekonomike e Maqedonisë.
Këtë kërkesë të shndërruar në ‘Nismë për ndryshimin e Ligjit për tregti’, Oda Ekonomike sot ia dorëzoi Ministrisë së Ekonomisë.
Oda kërkon edhe pezullimin e taksës prej 0,05 për qind për vazhdimin e licencës për shitjen e alkoolit tek tregtarët me mbi tre objekte shitëse, pasi që, siç theksoi drejtoresha operative, Elena Milevska Shtërbevska, ka të bëjë me qarkullimin e përgjithshëm, dhe jo vetëm të qarkullimit të pijeve alkoolike. Me taksën, shtoi Milevska Shtrbevska, kjo kategori e tregtarë janë sjellë në pozitë normale lidhur me subjektet e tjera në treg.
“Vendosja e ndalesës për shitjen e alkoolit pas orës 19 gjegjësisht 21 ishte që të zvogëlohet konsumi i tij, veçanërisht tek të rinjtë. Por, përkundrazi, në raportin e fundit të Institutit për shëndet publik, të publikuar vitin e kaluar, u konstatua se konsumi nuk është vetëm dukuri tek të rriturit, por edhe tek të rinjtë, numri i së cilëve një ditë bëhet gjithnjë e më i madh. Prej kësaj del se masa e vetme efikase për zvogëlimin e qasjes së alkoolit tek të rinjtë është zbatim konsekuent dhe rigoroz i dispozitave ligjore për ndalesën e shitjes dhe mbushjes së alkoolit tek personat nën 18 vjeç, e jo për ata më të mëdhenj”, tha Shtrbevska.
Sipas saj, kufizimi i shitjes së pijeve alkoolike në rrjetin tregtar drejtpërdrejt i stimuloi prodhimin dhe tregtinë “në të zezë” që u shkaktoi dëm të drejtpërdrejt konsumatorëve. Me vendosjen e licencës për shitjen e alkoolit, mbi 5.500 objekte tregtare në vend prej gjithsej 13.000 kanë hequr dorë nga shitja e alkoolit, me çka në mënyrë drastike është zvogëluar qarkullimi i tyre. Maqedonia ka konsum të vogël për kokë banori në Evropë prej rreth 10 litra verë dhe nën 30 litra birrë.
Në panel u tha se Maqedonia ka treg të ulët të shitjes në Evropë dhe atë rreth 10 litra verë dhe mbi 30 litra birrë. Sipas të dhënave të Organizatës së Shëndetësisë Botërore, nga numri i përgjithshëm i konsumuesve të alkoolit në R. e Maqedonisë më shumë konsumohet birrë, dhe atë 47, 4 përqind, nga numri i tyre që konsumojnë pije alkoolike, pasta verë 39,9 përqind, ndërsa 12,6 përqind ka rënë numri i konsumuesve të pijevë alkoolike.
Ndërsa, në krahasim me Bullgarinë, Sllovenininë dhe Kroacia, këtu konsumuesit e birrës arrijnë deri në 75 litra , për kokë banori, ndërsa për verë 25 litra.
D.K
Almakos.com

