10 July
Mediat amerikane raportojnë se djali i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është takuar me një avokate të lidhur me Kremlinin, vitin e kaluar, pasi i janë premtuar informacione që do të dëmtonin rivalen demokrate të Trumpit, Hillary Clinton. Në takim kanë qenë të pranishëm edhe dhëndri i presidentit, Jared Kushner, dhe udhëheqësi i atëhershëm i fushatës, Paul J Manafort.
Trump Junior, përmes një deklarate, pranoi se ka takuar avokaten ruse por tha se “nuk janë shkëmbyer informacione të rëndësishme”. Agjencitë amerikane të inteligjencës kanë konstatuar se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, më 2016. Së paku dy komitete të Kongresit amerikan dhe FBI janë duke i hetuar akuzat, përfshirë raportet për kontakte midis pjesëtarëve të ekipit të Trumpit dhe zyrtarëve rusë.