Këto ditië do të vazhdojnë të na shoqërojnë temperatura të larta dhe mot shumë i nxehtë. Nga Instituti Hidrometeorologjik njoftojnë që temperaturat këto dy ditë do të kalojnë edhe mbi 40 gradë, e veçanërisht ditën e nesërme, ku pritet që i nxehti të jetë shumë i rëndë. Mirëpo, Dushanka Tanushevska nga ky Institut thotëse në vendet malore mund të ketë paraqitje të shiut lokal.
“Sot, por edhe në ditët në vazhdim, deri të mërkurën në Maqedoni do të mbizotrojë mot me diell dhe do të jetë shumë nxehtë me temperaturë deri 40 deri 41 gradë. Në disa vende, sidomos në zonat perëndimore do të ketë kushte për shi të përkohshëm dhe bubullima të rralla”.
Por, Tanushevska njofton se lajmi i mirë është që nga dita e mërkurë do të ketë freskim të motit, pasi temperaturat pritet të bien për disa gradë, madje në pritet të ketë edhe kushte për shi.
“Megjithatë, të mërkurën gjatë përfundimit të ditës dhe të ejten pritet mot jo stabil dhe nga veriu do të fryej erë e lehtë. Era do të ndryshoj kahjen nga veriu, kështu që në shumë vende do të ketë kushte për shi lokal dhe bubullima”.
Nga Instituti Hidrometeorologjik thonë që nga dita e enjte e më tej, e deri të dielën moti pritet të jetë më i freskët. Temperaturat do të bien dhe do të ketë edhe ulje të UV indeksit. Ndërkaq, gjatë këtyre ditëve të nxehta qytetarët duhet që t’i zbatojnë rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë, për shmangie nga dielli në rast se nuk kanë nevojë urgjente, veshjen e robave të lehta, mbajtja e syzeve të diellit, kapelave dhe konsumim sa më i madh i lëngjeve, veçanërisht i ujit.
Emine Ismaili /SHENJA/
Nesër temperatura deri në 40 gradë celsius, të… by tvshenjaofficial

