Sekretari Shtetëror për Çështje Evropiane në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Mihael Rot, i cili prej dje ndodhet për vizitë në Maqedoni, sot pati takime me zëvendëskryeministrin për çështje evropiane, Bujar Osmani dhe me shefin e diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov. Në takime, u diskutua për procesin e integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë, si dhe për arritjet e fundit të vendit lidhur me anëtarësimin në Union. Gjithashtu, u fol edhe për Plani 3-6-9.
Pas takimit me ministrin e jashtëm Dimitrov, diplomati gjerman tha se deri tani Maqedonia nuk ka qenë në rrugën e duhur, ndërsa tani ka parë vullnet të mirë nga Qeveria e re për të ecur përpara. Rot tha se fillimisht duhet të zgjidhen çështjet rajonale që të mund të ecin përpara euro-integrimet. Diplomati gjerman Rot dje u takua me kryeministrin Zoran Zaev, ku, siç informoi i shërbimi qeveritar është shprehur mbështetja e fuqishme e Gjermanisë për hapat e kryeministrit dhe të Qeverisë së re të Maqedonisë, në muajin e parë të formimit.

