Një ekip arkeologësh i ka vazhduar kërkimet arkeologjike në lokalitetin Vërbjanska Çuka, në veri të Pellagonisë, ndërmjet fshatrave Sllavej dhe Vërbjan të Komunës Krivogashtam, të filluara një vit më herët. Agjencia AIM shkruan se vitin e kaluar hulumtimet nxorën në pah mbetje arkeologjike të periudhës neolitike, respektivisht të një lagje neolitike, si edhe të dhëna që dëshmojnë për jetën shoqërore, besimin e bujqve të parë në ato anë. Ekipi pret që nga hulumtimet të dalin të dhëna për arkitekturën e kulturës materiale të bujqve të periudhës së neolitit, si edhe të bëhet një rindërtim thelbësor i mënyrës së ushqimit, botës shtazore dhe mjedisit natyror, përfshi kohën kur është jetuar në këtë vend. Në kërkime janë përfshirë profesionistë të më shumë sferave dhe vendeve. Projekti është një bashkëpunim ndërkombëtar ndërmjet Qendrës për kërkime të parahistorisë, Institutit për kulturë të vjetër sllave, Entit dhe Muzeut të Prilepit, Universitetit të Bohemisë Jugore dhe Institutit Biosense. (koha.mk)
Data 19.06.2026
Aktuale
- Ndryshon rregullorja e MPB-së, policët mund të mbajnë mjekër dhe të kenë tatuazhe
- “Rama është më diktator se Enveri!”- Protesta e 20-të, qytetari: Kryeministri të kujtoj Ramiz Alinë, ai i dëgjoi studentët dhe u largua! Duam qeveri teknike, jo zgjedhje të parakohshme!
- ASH:Raporti i Parlamentit Evropian e rrëzon me një fjali gjithë propagandën e VLEN-it
- Mexhiti: Mbi 3 miliardë euro në vendbanimet shqiptare- kemi marrë hisen tonë
- “Rama në burg, Balluku në burg!” – Shqiptarja nga Italia në protestë: Belinda ka vjedhur të gjitha pronat në Fier me Ben Qimen dhe Baftjar Zeqon
- “Negociata me hajdutë nuk ka!”- Aktivisti Arben Kola: Rama, Balluku dhe Saliu e dinë që ky popull është i gatshëm t’i tërheqë zvarrë dhe t’i çojë në fund të detit
- Mungesa e ujit të pijshëm në Debresh,Komuna e Gostivarit: Janë marr hapa konkret për zgjidhjen e problemit
- VIDEO/ Humbi kontrollin e motorit dhe doli nga rruga, ndërron jetë 34-vjeçari në autostradën Lushnjë–Fier

