Tryezë e rrumbullakët ‘Konstatime prej hulumtimeve të volitshme për gjendjet me popullatën rome’ do të mbahet sot në Shkup në organizim të qendrës rome për resurse dhe Qendrës për përkujdesin e familjeve dhe fëmijëve-Athina. Tryeza e rrumbullakët mbahet në kuadër të aktiviteteve të projektit ‘Ndërtimi i një shoqërie civile më të fuqishme për nxitjen e angazhimeve për zhvillimin e inkluzionit arsimor të romëve’ i financuar nga BE. Organizatorët theksojnë se pjesëmarrësit në tryezën e rrumbullakët do të kenë mundësi t’i dëgjojnë të dhënat e sublimuara të cilat ndikojnë në përfshirjen e fëmijëve romë në arsimin formal. Konstatimet kryesore, siç theksojnë,…
Author: almakos
Forumi Rinor i Lëvizjes BESA-Kumanove sot do të mbajë pres konferencë lidhur më çështjet që i tangojnë rininë e Kumanovës. Pres konferenca do të mbahet te Gjimnazi “Sami Frashëri” në Kumanovë. Lëvizja BESA tashmë ka filluar përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale të cilat pritet të mbahen në gjysmën e parë të muajit tetor, njofton agjencia e lajmeve INA. Drejtuesit e partisë tashmë kanë hartuar planin ku do të kycen të gjitha strukturat dhe forumet e partisë për shpalosur dështimet e qeverisjeve të kaluara si dhe projektet e tyre për përmirësimin e situatës në komunat shqiptare. Konferenca të ngjajshme dhe…
12 July Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot në vazhdimin e seancës së gjashtë duhet ta fillojë debatin për propozimin për shkarkimin e prokurorit shtetëror publik, Marko Zvërlevski. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dje e hapi këtë pikë dhe paralajmëroi se për fjalim janë paraqitur numër i madh i deputetëve, pas çka e ndërpreu seancën dhe vazhdimin e saj e caktoi për sot në ora 11. Propozimi që Zvërlevski të shkarkohet nga funksioni prokuror publik është parashtruar nga Qeveria e RM-së për shkak të kryerjes joligjore, jo me kohë dhe jo mjaftë profesionale të funksionit. Po ashtu, në dokument thuhet…
Ministri italian i Punëve të Jashtme, Angelino Alfano, në prag të Samitit të Ballkanit Perëndimor në Trieste të Italisë, theksoi se mesazhi më i rëndësishëm i Samitit është se Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës, raporton AA. “Takimi në Trieste është i rëndësishëm. Ai njerëzve u dërgon një mesazh të qartë. Mesazhi më i rëndësishëm i samitit është ‘Të dashur qytetarë të Ballkanit Perëndimor, vendi juaj është në Evropë’”, tha Alfano në një konferencë për shtyp në Trieste, ku nesër do të mbahet samiti për Ballkanin Perëndimor. Ai theksoi se në samitin e Triestes do të nënshkruhen edhe marrëveshje rreth…
Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë Nikolla Dimitrov ka shfaqur keqardhje për shkak të deklaratave të shefit të diplomacisë serbe Ivica Daçiq. Daçiq ka thënë në Athinë se Serbia ka gabuar që e ka njohur Maqedoninë me emrin kushtetues të saj. “Shfaq keqardhje për shkak të deklaratës së Ivica Daçiqit. Maqedonia dhe Serbia kanë qenë pjesë e një shteti federal dhe kanë pasur aq shumë gjëra të përbashkëta. Jam i bindur se dy popujt miq preferojnë të kenë marrëdhënie të bazuara në respektimin e ndërsjellë, kuptimin dhe në frymën evropiane”, citon b92 të ketë thënë në kumtesën e vet…
Edhe sot moti në Maqedni do të jetë shumë i nxehtë dhe me temperatura të larta. Temperaturat e mëngjesit do të sillen prej 14 deri 22 gradë gelsius kurse ajo e ditës prej 24 deri në 41 gradë celsius. Edhe në Shkup do të kemi prani të diellit të fuqishëm dhe të ngrohtë kuse temperaturat do të sillen prej 25 deri në 39 gradë Celsius.
Kryeministri Zoran Zaev do ta kryesojë delegacionin e lartë qeveritar në Samitin e katërt “BE-Ballkani Perëndimor” në kuadër të procesit të Berlinit që do të mbahet sot në Trieste. Në kuadër të Samitit, Zaev do të realizojë takime me përfaqësues të lartë të BE-së dhe KE-së, do të realizojë takime bilaterale me kryeministrat e Shqipërisë, Serbisë dhe Slloenisë. Në këtë Samit do të marrin pjesë kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, ministrat e Jashtëm, të Ekonomisë dhe Transportit dhe Lidhjeve, kryetar dhe kryeminstri të disa vendeve evropiane, si dhe përfaqësues të BE-së dhe KE-së, përfaqësuesja e lartë e BE-së për…
Organizata joqeveritare “NISMA E BOTINËS” ka reaguar ndaj lajmit për demolimin e varrezave maqedone për të cilën gjë kishin raportuar portalet në gjuhën maqedonase. Nga kjo organizatë kanë dënuar këtë sulm dhe kanë kërkuar që autoritetet e rendit ta zbardhin rastin në fjalë. “Qeveritë shkojnë e vijnë por Luboteni përsëri mbetet cak i sulmeve të cilat gatuhen nëpër kuzhina sekrete. Edhe kësaj rradhe nga asgjëja ndodhi diçka që askush se kishte parë as se kishte dëgjuar. Lexojmë nëpër portale maqedone se mbrëmë qenkan demoluar varrezat sllavo-ortodokse të cilat gjenden në oborrin e kishës e cila gjendet në Luboten. Organizata joqeveritare…
11 July Qeveria ka marrë vendimin për shkarkimin e Këshillave Drejtues të qindra institucioneve. Bëhet fjalë për rreth 2 mijë vetë pa shkarkimin e të cilëve deri më tani ka qenë e pamundur zëvendësimi i kuadrove që ishin vendosur nga VMRO-DPMNE-ja. Në njoftimin e Qeverisë pas përfundimit të mbledhjes është theksuar se me qëllim të parandalimit të dëmtimit të mëtutjeshëm të Buxhetit me sjelljen e papërgjegjshme të një pjese të anëtarëve të këshillave drejtues dhe mbikëqyrës në ndërmarrjet publike, për të cilët ekzistojnë informacione se kanë firmosur marrëveshje të dëmshme menaxheriale dhe se në pozita menaxheriale kanë emëruar njërës me…
11 July Kuvendi ka caktuar për nesër shkarkimin e kryeprokurorit Publik Marko Zvërlevski. Për këtë pikë janë paraqitur për fjalë 81 deputetë dhe ministri i Drejtësisë. Ndonëse pritej që debati për shkarkimin e Zvërlevskit të filloj që sot, kreu i Kuvendit Talat Xhaferi vendosi që seanca për këtë pikë të vazhdojë nesër. Pikës për shkarkimin e Zvërlevskit i parapriu raporti vjetor i Avokatit të Popullit dhe kërkesa e tij për akte të përgjithshme në ligjin për Avokatin e Popullit. Zvarritja erdhi si pasojë e bllokadës nga VMRO-DPMNE e cila formoi 10 grupe parlamentare, ndërsa paraprakisht deputet e kësaj partie para…
Sekretari shtetëror për çështje evropiane në Ministrinë e Jashtme gjermane, Michael Roth, godet VMRO-DPMNE-në. Rot, pas takimit që ka realizuar sot me shefin e diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, ka kritikuar veprimin e VMRO-DPMNE-së për formimin e 10 grupeve parlamentare, për të cilën thotë se me irritim ka pranuar këtë informacion. Ai e ka përshkruar këtë si një shembull që nuk e ka hasur asnjëherë gjatë përvojës së tij 19 vjeçare në Bundestag. “Ju lutem punoni bashkarisht, bashkëpunoni në interes të shtetit. Procesi i transformimit të rrugës drejt BE-së është i vështirë, por në fund do të mundësojë që njerëzit…
Deputetët e VMRO-DPMNE-së nëpërmjet një letre drejtuar Qeverisë, kërkojnë nga kjo e fundit që ta dorëzojë në shqyrtim Marrëveshjen e harmonizuar me Bullgarinë. Kështu ka deklaruar deputeti Ilija Dimovski i cili tha se sipas informatave të marra, deputetëve të Kuvendit bullgar i është mundësuar që të kenë qasje në përmbajtjen e marrëveshjes. Deputeti i opozitës Dimovski tha se heshtja e marrëveshjes me Bullgarinë nga ana e Qeverisë tonë, shkakton shqetësim dhe përgjegjësi plotësuese që të kërkojnë nga Qeveria dhe ministri i jashtëm Dimitrov për ta pasur mundësinë të bëjnë shqyrtim të kësaj marrëveshje të harmonizuar me qëllim që të shmanget…

