11 July
Qeveria ka marrë vendimin për shkarkimin e Këshillave Drejtues të qindra institucioneve. Bëhet fjalë për rreth 2 mijë vetë pa shkarkimin e të cilëve deri më tani ka qenë e pamundur zëvendësimi i kuadrove që ishin vendosur nga VMRO-DPMNE-ja. Në njoftimin e Qeverisë pas përfundimit të mbledhjes është theksuar se me qëllim të parandalimit të dëmtimit të mëtutjeshëm të Buxhetit me sjelljen e papërgjegjshme të një pjese të anëtarëve të këshillave drejtues dhe mbikëqyrës në ndërmarrjet publike, për të cilët ekzistojnë informacione se kanë firmosur marrëveshje të dëmshme menaxheriale dhe se në pozita menaxheriale kanë emëruar njërës me honorarë astronomik, është marrë vendimi për shkarkimin e anëtarëve në të gjitha këshillat drejtues dhe mbikëqyrës të ndërmarrjeve publike, entet publike shëndetësore, entet publike për punë sociale, agjenci dhe persona të tjerë juridik. Gjithashtu është vendosur që të tërhiqen anëtarë të komisioneve dhe anëtarë të secilit këshill mbikëqyrës dhe këshillave të drejtorëve nga shoqatat aksionare që janë në pronësi shtetërore, ndërsa për organet rregullatore të dorëzohet propozim për shkarkimin e këshillave drejtues në Kuvend. Në seancën e sotme të Qeverisë, Mile Boshnjakovski, gazetar shumëvjeçar është emëruar si zëdhënës.

