Organizata joqeveritare “NISMA E BOTINËS” ka reaguar ndaj lajmit për demolimin e varrezave maqedone për të cilën gjë kishin raportuar portalet në gjuhën maqedonase. Nga kjo organizatë kanë dënuar këtë sulm dhe kanë kërkuar që autoritetet e rendit ta zbardhin rastin në fjalë.
“Qeveritë shkojnë e vijnë por Luboteni përsëri mbetet cak i sulmeve të cilat gatuhen nëpër kuzhina sekrete. Edhe kësaj rradhe nga asgjëja ndodhi diçka që askush se kishte parë as se kishte dëgjuar. Lexojmë nëpër portale maqedone se mbrëmë qenkan demoluar varrezat sllavo-ortodokse të cilat gjenden në oborrin e kishës e cila gjendet në Luboten.
Organizata joqeveritare “NISMA E BOTINËS” në emër të banorëve të Lubotenit e dënon këtë akt vandal kushdo që të jetë autori, si dhe kërkon nga autoritet e rendit që sa më shpejtë të zbulohet kryerësi i kësaj vepre të shëmtuar. Rikujotjmë se varrezat sllavo-ortodokse janë të vjetra rreth 100 vjet e më tepër, dhe askush deri tani nuk i ka dëmtuar kështu që as tani nuk është në interes demolimi i tyre e as që kemi ndonjë dobi prej këtij akti. Duket që është akt me prapavijë politike për të shkaktuar tensione ndëretnike. Gjjthashtu Organizata “NISMA E BOTINËS” dënon gjuhën e urrejtes nga portalet dhe media tjera në gjuhën maqedone dhe personave zyrtar e publik të cilët duan që këtë ta kthejnë në incident ndëretnik gjë e cila nuk ndihmon marrëdhëniet ndëretnike, si dhe lusim që banorët dhe lexuesit virtual të ketyrë portaleve mos të bien pre e provokimeve por të mbajnë gjakftohtësinë pasiqë prej nga ajo që shohim deri tek ajo që lexojmë nuk besojmë sepse jemi mësuar me komplotet e tyre”, thuhet në reagim.

