Author: almakos

Ministria greke e Punëve të Jashtme i bëri thirrje ministrit shtetëror të MPJ-së gjermane për Evropën, Mihajl Rot, “të përmbahet prej leksioneve të historisë” e cila i viziton vendet ballkanike. “I bëjmë thirrje zëvendësministrit gjerman të Punëve të Jashtme, Mihajl Rot, të jetë më i vëmendshëm kur i viziton vendet ballkanike, që të shmang të japë leksione të historisë dhe ta tregojë respektimin e nevojshëm për ndjeshmërinë e partnerëve të tij evropianë”, qëndron në kumtesën e MPJ-së. Reagim i MPJ-së greke ka të bëjë për deklaratën e Rot gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me ministrin e Punëve të Jashtme…

Lexo më Shumë

12 July Janë lëshuar edhe zyrtarisht sot në përdorim, makinat e pikës së re për ngarkim shkarkim të mbeturinave në Tetovë. Projekti është realizuar nga Komuna e Tetovës, në bashkëpunim me Drisllën e Shkupit, ndërkohë që autoritet paralajmërojnë se kjo është vetëm faza e parë e këtij projekti, që ka kushtuar rreth 150 000 euro. Kryetarja e  komunës së Tetovës, Teuta Arifi, shprehet se kjo do jetë një zgjidhje për pikën e zezë të Tetovës, deponinë e egër.  Arritëm që të vëmë në funksion stacionin e grumbullimit të mbeturinave . Stacion i cili gjatë kohë është përgatitur është  planifikuar dhe…

Lexo më Shumë

Uji për pije në Maqedoni në përgjithësi i kënaq standardet e nevojshme në 15 vitet e kaluara. Përjashtim bëjnë disa vendbanime ku mungojnë ujësjellësit, kurse vendbanimet furnizohen nga bunarët, apo pinë ujë pa klor apo edhe me përmbajtje të substancave të palejuara. Analizat më tej tregojnë se për dallim prej vendbanimeve rurale që kanë probleme të caktuara me ujin e pastër për pije , në vendbanimet urbane me përjashtime më të vogla nuk ka probleme më të mëdha me konsumin e ujit të shëndoshë për pije. Në ndërkohë, akoma është problematik furnizimi me ujë për afër 100 mijë banorë në…

Lexo më Shumë

Bashkimi Evropian do ta financojë ndërtimin e linjës hekurudhore nga Koridori N8 e cila duhet t’i lidhë Detin e Zi me atë Adriatik dhe e cila kalon nëpër territorin e Maqedonisë. Kështu deklaroi për Deutsche Welle komisari për zgjerim i BE-së, Johanes Han i cili shtoi se nga Brukseli do të propozojnë për financimin e 6 projekteve për transport, autostrada dhe linja hekurudhore. “Një nga linjat hekurudhore është e lidhur me Korridorin e njohur N8 i cili duhet të bëjë lidhjen lindje-perëndim nga Bullgaria në Maqedoni dhe të arrijë deri në Shqipëri”, tha Han. Deklarata e eurokomisarit vjen disa orë…

Lexo më Shumë

Ministria e Jashtme e Greqisë i ka bërë thirrje sekretarit shtetërorë të Ministrisë së Jashtme gjermane, Michael Roth, “që të përmbahet nga leksionet për historinë” kur i viziton vendet ballkanike. “I bëjmë thirrje zv/ministrit të JAshtëm të Gjermanisë, Michael Roth, që të jetë më i kujdesshëm kur i viziton vendet e ballkanit, që të heq dorë nga leksionet për histori dhe ta tregojë respektin e duhur për ndjeshmërinë e partnerëve të tij evropian”, thuhet në reagimin e MPJ-së greke. Reagimi i MPJ-së greke vjen pas deklaratës së djeshme të Roth në konferencën për shtyp me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë,…

Lexo më Shumë

Teatri Shqiptar në  Shkup informon se  Premiera “G”, shfaqet sot (të mërkurën në mbrëmje, në ora 20:00), në skenën e Teatrit të Komedisë, dramë satirike e autorit Gjergj Fishta, e cila mund të vërë në dilemë publikun nëse është shkruar sot, apo vite më parë. Rushiti sjell një lexim ndryshe të veprës satirike të Fishtës, jo letrar, por siç shprehet regjisori një tentativë për të kapërcyer nga një botë reale në sureale dhe për të fshikulluar fenomene tipike negative jo vetëm për shoqërinë shqiptare. Pa e prekur, as vargun dhe as rimën, Rushti e ngjit në skenë veprën dhe ngjarjet në…

Lexo më Shumë

Data e hyrjes në Bashkimin Evropian në masë të madhe varet nga Serbia, ndërsa anëtarësimi do të vijë me reforma dhe normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, ka thënë shefja e diplomacisë evropiane Federica Mogherini për portalin European Western Balkans. Në takimin e samitit të liderëve të Ballkanit Perëndimor, i cili nis sot në Trieste, Mogherini në intervistë ka thënë se Serbia ka arritur rezultate të shkëlqyeshme në vitet e kaluara, duke hapur dhjetë kapituj negociues dhe duke mbyllur përkohësisht dy. Duke folur rreth dialogut Kosovë-Serbi, shefja e diplomacisë evropiane shprehu optimizmin duke thënë se “doza e mirë e optimizmit dhe…

Lexo më Shumë

Samiti i Triestes e ka shtyrë politologun e Institutit të Vjenës, Vladimir Gligorov, ekspert të çështjeve të Ballkanit, të analizojë situatën e BE-së në raport me rajonin. Në një intervistë për “Deutsche Welle” ai shpjegon se problemet e ngrira duhet të zgjidhen dhe blloku mund të luajë këtu një rol mjaft të rëndësishëm. “Strategjia e Bashkimit Europian dhe komunitetit ndërkombëtar është bashkëpunimi ekonomik, i cili duhet të nxisë dhe normalizimin politik, megjithatë tani po shihet se ky është një proces i ngadalshëm”, thotë Gligorov. Në praktikë, thekson ai, asnjë nga problemet e ngrira nuk është zgjidhur përfundimisht, çka kufizon bashkëpunimin…

Lexo më Shumë

Në një aksion të madh të policisë maqedonase të bërë dje në orët e mesditës, janë arrestuar  personat A.M., N.A., B.A. dhe A.S. nga Kumanova, pastaj A.K, B.I, I.T. deri sa V.V. vullnetarisht është paraqitur në polici. Në afërsi të Haraçinës është arrestuar S.N. bashkë me E.N dhe R.J. Në këtë aksion janë arrestuar edhe një person nga Gjevgjelia. Aksionin e ka realizuar sektori për krim të organizuar dhe krim serioz, në bashkëpunim me sektorin për operacione speciale pranë MPB-së, në kuadër të shkatërrimit të trafikimit me migrantë, shkruan Gazeta Lajm.  Siç informoi sot drejtori i Byrosë për Siguri Publike…

Lexo më Shumë

Tryezë e rrumbullakët ‘Konstatime prej hulumtimeve të volitshme për gjendjet me popullatën rome’ do të mbahet sot në Shkup në organizim të qendrës rome për resurse dhe Qendrës për përkujdesin e familjeve dhe fëmijëve-Athina. Tryeza e rrumbullakët mbahet në kuadër të aktiviteteve të projektit ‘Ndërtimi i një shoqërie civile më të fuqishme për nxitjen e angazhimeve për zhvillimin e inkluzionit arsimor të romëve’ i financuar nga BE. Organizatorët theksojnë se pjesëmarrësit në tryezën e rrumbullakët do të kenë mundësi t’i dëgjojnë të dhënat e sublimuara të cilat ndikojnë në përfshirjen e fëmijëve romë në arsimin formal. Konstatimet kryesore, siç theksojnë,…

Lexo më Shumë

Forumi Rinor i Lëvizjes BESA-Kumanove sot do të mbajë pres konferencë lidhur më çështjet që i tangojnë rininë e Kumanovës. Pres konferenca do të mbahet te Gjimnazi “Sami Frashëri” në Kumanovë. Lëvizja BESA tashmë ka filluar përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale të cilat pritet të mbahen në gjysmën e parë të muajit tetor, njofton agjencia e lajmeve INA. Drejtuesit e partisë tashmë kanë hartuar planin ku do të kycen të gjitha strukturat dhe forumet e partisë për shpalosur dështimet e qeverisjeve të kaluara si dhe projektet e tyre për përmirësimin e situatës në komunat shqiptare. Konferenca të ngjajshme dhe…

Lexo më Shumë

12 July  Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot në vazhdimin e seancës së gjashtë duhet ta fillojë debatin për propozimin për shkarkimin e prokurorit shtetëror publik, Marko Zvërlevski. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dje e hapi këtë pikë dhe paralajmëroi se për fjalim janë paraqitur numër i madh i deputetëve, pas çka e ndërpreu seancën dhe vazhdimin e saj e caktoi për sot në ora 11. Propozimi që Zvërlevski të shkarkohet nga funksioni prokuror publik është parashtruar nga Qeveria e RM-së për shkak të kryerjes joligjore, jo me kohë dhe jo mjaftë profesionale të funksionit. Po ashtu, në dokument thuhet…

Lexo më Shumë