Zëvendësministri i Drejtësisë, Oliver Ristovski ka lexuar para deputetëve propozimin e Qeverisë për shkarkimin e kryeprokurorit Marko Zvërlevski. Pas kësaj deputëve u është drejtuar vet Zvërlevski, i cili është munduar të arsyetojë se ky propozim është i padrejtë. “Asgjë nga këto nuk është e saktë, e këtë e dëshmon edhe fakti se Qeveria nuk ka theksuar asnjë arsye për shkarkimin tim. Prokurori publik është i pavarur për të vendosur kur duhet të ngre procedurë, ndaj kujt dhe kur duhet të ndalojë procedurën. Për rastin e 27 prillit është hapur hetim për të gjitha rrethanat”, ka thënë Zvërlevski. Ai ka thënë…
Author: almakos
Maqedonia, një vend me dy milionë banorë dhe me një popullsi etnikisht mjaft të përzier, qëmoti konsiderohet si shtet kyç i Ballkanit, më pak për shkak të fuqisë ekonomike dhe më shumë për shkak të pozitës gjeostrategjike. tre përparësitë kryesore të politikës së jashtme të Maqedonisë janë anëtarësimi në NATO, fillimi i bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe marrdhënet fqinjësore me vendet e rajonit, shkruan Almakos. Edhe pse zërat janë se Maqedonisë, Bullgaria ia konteston gjuhën, bashkë me identitetin, Serbia – kishën (autoqefalitetin), Greqia – emrin, duke u mbështetur te fakti se dy të tretat e Maqedonisë antike, sot…
Në listën e fshatrave pa ujësjellës bën pjesë edhe Orizarja. Edhe në këtë fshat është sjellë rrjeti i ujësjellësit, janë vendosur gypat dhe ka mbetur vetëm që të lëshohet uji, mirëpo për një gjë të këtillë banorët po presin për një vit e më shumë. Ndërkaq për momentin hasin në vështirësi për furnizim me ujë të pijshëm. BANORËT: “Prej shumë vitesh është, premtohet dhe nuk realizohet asgjë, vetëm vjedhje, këtu nuk ka asgjë tjetër. Kryetari i komunës e ka marrë mandatet, 2-3 mandate dhe nuk ka realizuar asgjë. Ekanë lëshuar gypin kryesor, e kanë dërguar deri në fshatin Sllupçan dhe…
Samiti i Triestës ka ngjallur optimizëm në drejtim të integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor. Kryeministri Zoran Zaev nga Trieste është shprehur se Bashkimi Evropian duhet në mënyrë më direkte të ndihmojë rajonin që të përshpejtohet eurointegrimi i tij. “Shumë gjatë po pritet para dyerve të Evropës. Samite në Trieste dërgon porosi inkurajuese që do të afrohemi drejt Evropës dhe unë vlerësoj se ajo mund të realizohet. Maqedonia ka statusin kandidat nga viti 2005, por që nga atëherë është bllokuar për shkak të çështjes së pazgjidhur së emrit dhe kontestit me Greqinë”, ka deklaruar Zaev. Gjatë emisionit Rrethi, ai tha se…
Sindikata e të punësuarve në Qendrën për Menaxhim me Krizat vazhdon të akuzojë Agron Buxhakun për keqpërdorime gjatë ushtrimit të detyrës drejtor në QMK. Kësaj rradhe kryetari i Sindikatës, Ilija Bojarovski, publikoi dokumente ku thuhet se Agron Buxhaku, më 20 prill ka shpenzuar mbi 40.740 denarë, duke pritur në një restoran, madje deri në 7 delegacione në një ditë. “A e ka thyer rekordin gines që vetëm për një ditë ka shpenzuar mbi 40 000 denarë (konkretisht 40.740), gjatë gjithë ditës duke qëndruar në një restoran të Shkupit, dhe duke pritur me rradhë një nga një, madje deri në 7…
Kreu i Komunës së Velesit, Sllavço Çadiev ështe pengesa kryesore për nisjen e ndërtimit të shkollës së re fillore në fshatin Kllukovec të kësaj komune ku në kushte të papërshtatshme për mësim 50 nxënës shqiptarë ndjekin procesin edukativo arsimor. Ky i fundit, sipas zv ministrit të ri të Arsimit Visar Ganiu, nuk po dorëzon dokumentacionin e duhur në Ministrinë e Arsimit që pastaj të shpallet tender për realizimin e punimeve ndërtimore. Ganiu, madje tha se Çadiev qëllimisht po pengon realizimin e kësaj nisme për shkak të ndryshimit të pushtetit. Deri më sot, nga ana e komunës nuk kemi asnjë përgjigje..ata…
Qindra studentë të mashtruar, sot kanë kërkuar paratë nga Agjencia e ndërmjetësimit “Venera Kemalovski”. Ata kishin aplikuar për punë në brendin e njohur për shitjen e rrobave “Zara”, por asnjëri nga studentëve nuk ka udhëtuar në Gjermani. Fillimisht kanë paguar nga 2000 denarë për testimin e nivelit të njohurisë së gjuhës angleze. Intervistën e shkurtër e kanë realizuar punonjës të Agjencisë. Pasi e kanë kaluar testin e gjuhës, kanë paguar edhe nga 250 euro për ndërmjetësim. Si vërtetim kanë marrë faturë pa vulë, e plotësuar me të dhëna të përgjithshme. Paratë i kanë dhënë në dorë dhe kanë marrë premtim…
Katër familje, shtëpitë e të cilëve u shkatërruara gjatë vërshimeve të vitit të kaluar në rrethinën e Shkupit do të ngelin në rrugë nëse deri të premten, Ministra për Punë dhe Politik Sociale nuk gjen zgjidhje. Atëherë skadon afati për qëndrimin e tyre në konviktin Tome Stefanovski Seniq. Ata ankohen se nuk kanë ku të shkojnë dhe se paratë që kanë marrë si kompensim për dëmet nuk mjaftojnë për rindërtimin e shtëpive të tyre. Afatin e kemi deri me 15 korrik edhe dy tre ditë nuk e dimë ku do të shkojmë rrugëve kemi ngelur. Kërkojmë ndihmë, vetëm ne kemi…
< Në kuadër të Samitit të Triestes kryeministri Zoran Zaev takoi homologun shqiptar, Edi Rama. Në fokus të bisedës ishte forcimi i miqësisë dhe thellimi i gjithanshëm i bashkëpunimit mes dy vendeve. Në një status në Facebook, Zaev shkruan: “Në takimin me kryeministrin Edi Rama vërtetuam se ndajmë vizion të përbashkët për të ardhmen euro-atlantike të Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë.” Ndërsa Rama shkruan: “Me urimin që faqja e re e premtuar nga kryeministri Zaev në marrëdheniet ndëretnike mes dy popujve që formësojnë Maqedoninë mike, të shkruhet me vepra të prekshme për gjithë shqiptarët, të cilët jetojnë në…
Mjeku specialist Bekim Tateshi sot ka shpëtuar vogëlushen nga Prishtina. Ajo vuante nga një sëmundje, e cila do ta verbonte përgjithmonë, por pas operacionit të suksesshëm ajo sot sheh dhe është mirë. “Sot në vizitë ishte Enara, prishtinasja e vogël , te e cila zbuluam në kohë sëmundjen që do të verbëronte përgjithmonë sytë e saj të ëmbla. Mbas operacionet të suksesshëm me lazerfotokoagulacion ajo sot shikon, prindërit e saj dhe të dashurit rreth saj. Ndjehem, poashtu, krenar dhe jam shumë i gëzuar. Më duhet të përshëndes dhe të uroj prindërit e saj për heroizmin e paparë, për instiktin e…
Ministri i ambientit jetësorë, Sadulla Duraku edhe më tej nuk ka plan konkret për tejkalimin e problemit me deponinë e zezë në Strugë. Në vend të zgjidhjes, Duraku i cili udhëheq me ekipin qeveritar që duhet të gjej zgjidhjen e problemi, ku marrin pjesë edhe ministrat pa resor, Ramiz Merko dhe Zoran Shapuriq, edhe sot u thirr në fondet IPA të Bashkimit Evropian. Alsat pyeti nëse kanë plan afatgjatë për deponitë e mbetura në shtet. Para më shumë se një muaji, autoritetet qendrore dhe ato lokale paralajmëruan zgjidhje të plotë të problemit me deponinë e Strugës respektivisht gjetjen e një…
Kryemnistri i Shqipërisë, Edi Rama me delegacionin e shtetit shqiptar ka realizuar një takim me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev dhe delegacionin nga Maqedonia. Takimi është zhvilluar në Trieste të Italisë ku po mbahet Samiti “BE – Ballkani Perëndimor”. Rama e ka cilësuar këtë takim si produktiv për forcimin e miqësisë mes dy vendeve dhe ka uruar që premtimet e Zaevit për marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni të realizohen. Ja postimi i plotë i Ramës në Facebook: “Në Trieste me kryeministrin Zoran Zaev, për forcimin e miqësisë dhe thellimin e gjithanshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve tona; me urimin që faqja…

