Në Kuvend sot pritet që seanca do të mbajnë komisionet për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, për shëndetësi dhe për transport, lidhje dhe ekologji. Në rend të ditës të Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive janë ndryshimet dhe plotësimet e Kodit penal, si dhe të ligjeve për përmbarim dhe për prokurori publike, të parashtruara nga një grup deputetësh të VMRO-DPMNE-së, të gjitha në lexim të parë. Komisioni do të debatojë edhe sipas Raportit vjetor për punën e Këshillit të prokurorëve publikë të Republikës së Maqedonisë për vitin 2016. Anëtarët e Komisionit të Kuvendit për shëndetësi do ta…
Author: almakos
Pas 10 vitesh vuajtje dënimi, sot u liruan 10 të burgosurit për rastin “Stuhia malore”, cila në opinion njihet si rasti i Brodecit. Në rastin “Stuhija Malore”, që ndodhi më 7 nëntor të vitit 2007 në fshatin Brodec të malësisë së Sharrit, humbën jetën shtatë persona, ndërsa dhjetë të tjerë u dënuan me gjithsej 113 vite burg. Të akuzuar ishin: Hebib Ahmeti, i cili u dënua me 12 vjet burg, ndërsa 12 të akuzuarit e tjerë – Nevzat Zyberi, Izmit Ameti, Mekdi Islami, Florim Ameti, Nevzat Arjani, Shehir Zyberi, Nadi Dauti, Bafkjar Bekiri, Tafil Dauti, Hanif Dervishi, Rametulla Dauti dhe…
Sindikata e të punësuarve në Qendrën për Menaxhim me Krizat, vazhdon të akuzojë Agron Buxhakun, për keqpërdorime gjatë ushtrimit të detyrës drejtor në QMK. Kësaj rradhe kryetari I Sindikatës Ilija Bojarovski, publikoi dokumente ku thuhet se Agron Buxhaku, më 20 prill ka shpenzuar 40.740 denarë, duke pritur në një restoran, madje deri në 7 delegacione në një ditë. “A e ka thyer rekordin gines që vetëm për një ditë ka shpenzuar mbi 40 000 denarë ( konkretisht 40.740), gjatë gjithë ditës duke qëndruar në një restoran të Shkupit, dhe duke pritur me rradhë një nga një, madje deri në 7…
Lëvizja BESA vlerëson se gjendja e shkollave fillore dhe të mesme shqiptare në Komunën e Kumanovës vazhdon të jetë e mjerueshme. Krahas diskriminimit thuajse në të gjitha sferat, shqiptarët në Kumanovë janë të diskriminuar veçanërisht në fushën e dijes – arsim. “Shkollat në gjuhën shqipe, as që mund të krahasohen me ambientet e mësimit në gjuhën maqedonase. Nxënësve shqiptarë nuk iu sigurohen as kushtet elementare për mbajtjen e procesit mësimor. Derisa në klasat tona mungojnë edhe shkumësat, shkollat maqedonase janë të pajisura me të gjitha kabinetet e nevojshme. Derisa ne në shkollat tona nuk kemi as oborr të shkollës, e…
Brukseli dëshiron që vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian dhe njëra nga arsyet kryesore për këtë është që të rinjtë të qëndrojnë në vendet e tyre dhe të mos i braktisin ato, ka porositur sot në Trieste, Komisari Evropian për Politika të Zgjerimit dhe Fqinjësisë, Johannes Hahn. Duke folur në samitin e liderëve të gjashtëshes së Ballkanit Perëndimor, i cili mbahet në kuadër të procesit të Berlinit, Hahn tha se kjo do të ulte tensionet nga e kaluara. Hahn, shprehu besimin se liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të konfirmojnë formimin e një hapësire rajonale…
12 July Gjykata e Apelit, pasdite i përballi ankimimet e të akuzuarve Vlladimir Peshevski dhe Lupço Georgievski dhe ato të Prokurorisë Speciale. Dy të akuzuarit në rastin “Traektorja” për shpërdorim eventual të më shumë se 150 milionë eurove, me ndërtimin e dy autostradave me kredi kineze, ish zëvendës kryeministri është i tmerruar nga kërkesa e PSP-së për paraburgim. Ankohet në Gjykatën më të lartë meqë ka mbetur pa pasaportë, derisa PSP kërkon që ai megjithatë të paraburgoset. Jam i tronditur nga kërkesa e PSP-së. Gjithçka që kam bërë ka qenë për shtetin. Dhjetëra mijëra njerëz janë punësuar për shkak meje.…
Partia UNITETI ka sjellur vendim që të shkrihet në Aleancën për Shqiptarët. Nënkryetari i kësaj partie, Zulfi Adili, ka deklaruar se vendimi është sjellur me votën e shumicës së degëve dhe të anëtarëve të subjektëve politike. Në procedurën e sjelljes së këtij vendimi nuk ka marrë pjesë kryetari i Unitetit, Gëzim Ostreni. “Duke pasur parasysh që kryetari i partisë nuk është në komunikim me strukturat e zgjedhura nga Kongresi, ai asnjëherë nuk thirri organin më të lartë të partisë, Kuvendin Qendror. Andaj, Kuvendi Qendror u mblodh sot, u vetmblodh në fakt dhe në mbledhje e solli këtë vendim: bashkimin me…
12 July Në kuadër të Samitit të Triestes kryeministri Zoran Zaev takoi homologun shqiptar, Edi Rama. Në fokus të bisedës ishte forcimi i miqësisë dhe thellimi i gjithanshëm i bashkëpunimit mes dy vendeve. Në një status në Facebook, Zaev shkruan: “Në takimin me kryeministrin Edi Rama vërtetuam se ndajmë vizion të përbashkët për të ardhmen euro-atlantike të Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë.” Ndërsa Rama deklaroi se takimi ishte premtues dhe që shpreson se marrëdhëniet mes dy vendeve do të ngrihen në një nivel tjetër. Është shumë mirë, është shumë miqësore, premtuese dhe unë shpresoj që do të sjellim…
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Qendrës së Menaxhimit të Krizave (QMK), Agron Buxhaku ka reaguar pas akuzave të përsëritura ndaj tij nga Sindikata e të punësuarve në këtë qendër. Ai ka thënë se i punësuari Ilija Bojarovski, në vazhdimësi tregon qëndrimet personale, por jo edhe qëndrimet e udhëheqësisë së të ashtuquajturës Sindikatë, siç e cilëson ai. “Bojarovski tërësisht shtrembëron imazhin e fakteve reale, duke dëmtuar reputacionin e institucionit dhe duke penguar punën, por edhe më keq është ajo se është duke u përpjekur të prish bashkëpunimin afatgjatë me Organizatën Ndërkombëtare Japoneze JICA, me të cilën QMK disa vite me…
Për të disatën herë me radhë, kryetari i RDK-së Vesel Memedi, vazhdon të jetë kaotik në qëndrimet e tija politike. Në rastin e fundit ai doli kundër partnerit të deritanishëm të koalicionit, Lëvizjes për Reforma PDSH ndaj të cilëve lëshoi akuza të rënda, duke i akuzuar edhe për kohën kur ai si partner koalicioni garoi me ta dhe mori mandatin e deputetit. Por kjo nuk është hera e parë që Memedi ndryshon qëndrimin e tij dhe del kontradiktor me veten. Në të kaluarën, Vesel Memedi mbahet mend për gafe dhe deklarata të shumta ku herë sulmonte pushtetin dhe herë e…
Në Shkup, u mbajt Konferencë përmbyllëse e projektit të financuar nga BE, “Promovimi i shërbimeve për përkujdesjen alternative të fëmijëve”. Projekti kishte për qëllim përmirësimin e qasjes në punësim për të gjithë dhe rritjen e pjesmarrjes së prindërve me fëmijë të vegjël në tregun e punës, duke përmirësuar ambientin kombëtar të punës. Projekti gjithashtu mbështeti dhe zhvillimin e formave të reja të shërbimeve të përkujdesjes alternative të fëmijëve, me të cilat do të pasurohet oferta e shërbimeve për përkujdesjen e fëmijëve, të cilat do të jenë të lejueshme për të gjithë, fleksibël dhe cilësore, të cilat përmbushin nevojat e ndryshme…
Në kuadër të Samitit të Triestes ku po merr pjesë, kryeministri Edi Rama u takua sot me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev, me të cilin pati një bisedë dypalëshe. Pas takimit, kryeministri Edi Rama dha një intervistë për Deutsche Welle, ku u shpreh se, “sa më e fortë dhe demokratike të jetë Maqedonia, aq më mirë është edhe Shqipëria”. “S’ka pasur tensione fare midis nesh si shtete. Ka pasur tensione të brendshme politike dhe një retorikë deri dhe skandaloze brenda Maqedonisë, ku unë nuk dua fare të hyj për të bërë komente. Është shumë e thjeshtë, sa më e fortë…

