Sindikata e të punësuarve në Qendrën për Menaxhim me Krizat, vazhdon të akuzojë Agron Buxhakun, për keqpërdorime gjatë ushtrimit të detyrës drejtor në QMK. Kësaj rradhe kryetari I Sindikatës Ilija Bojarovski, publikoi dokumente ku thuhet se Agron Buxhaku, më 20 prill ka shpenzuar 40.740 denarë, duke pritur në një restoran, madje deri në 7 delegacione në një ditë.
“A e ka thyer rekordin gines që vetëm për një ditë ka shpenzuar mbi 40 000 denarë ( konkretisht 40.740), gjatë gjithë ditës duke qëndruar në një restoran të Shkupit, dhe duke pritur me rradhë një nga një, madje deri në 7 delegacione në një ditë- 20 prilli, dita e rekodreve. Sipas dokumenteve në hetim, pesë nga Japonija dhe 2 delegacione të tjera ndërkombëtare, në total 7 delegacione në një ditë…/Gjegjësisht në total duke përfshirë edhe “diçka të imët” për edhe disa ditë nëpër restorane në prill, arrin lehtë të bëjë çek thuajse rreth 60.000 denarë (konkretisht 58.300) ato janë thuajse tre rroga mesatare në RM”, thotë kryetari i Sindikates së QMK-së, Ilija Bojarovski.
Bojarovski thotë se në arsyetimin financiar për llogaritë e shërbimeve hotelierike, QMK ka përfshirë edhe organizatat ndërkombëtare.
“Njëkohësisht, sipas të dhënave, mesa duket, në mënyrë skandaloze në arsyetimin financiar të llogarive të tij hotelierike, I tërheq edhe organizatat ndërkombëtare, ndihmës të Maqedonisë:“Xhajka” Agjenci për bashkëpunim ndërkombëtar në Japoni, delegacioni I së cilës madje deri në pesë herë ka qenë për mëngjes në restoranin e njejtë për një ditë me të, më pastaj nëse vërtetë kanë qenë, ndërkohë që janë shkruajtur në arsyetimin e të hollave”, thekson Bojarovski.
Lidhur me këtë konferencë, kanë reaguar nga Qendra për Menaxhim me krizat. Ata thonë se dëshmitë e dhëna nga kryetari I Sindikatës, janë qëndrime personale të tij. Ata akuzojnë Sindikatin se shtrembëron imazhin e fakteve reale dhe e njëjta e dëmton reputacionin e institucionit, e pengon punën si dhe bën përjekje që të prish bashkëpunimin afatgjatë me organizatën ndërkombëtare Japoneze “Xhajka”, me të cilën siç thonë nga ky institucion kanë implementuar projekte të shumëta në interes të qytetarëve të vendit.
“Sa për informatë pritet të aprovohet edhe një tjetër projekt tre-vjeçar po me të njëjtën organizatë që ka të bëjë me reduktimin e rreziqeve nga katastrofat në mjedisin jetësor. Për sa u përket proçes verbaleve të Komisionit për shpenzimin e 25.000 denarëve në shërbimet hotelierike, më duhet të theksoj se bëhet fjalë për reprezentacion i shpenzuar për 12 anëtarë të delegacionit ne nivel të lartë të Organizatës Ndërkombëtare -JICA. Sipas buxhetit të parashikuar për vitin 2017 për reprezentacion për drejtorin janë paraparë 100.000 denarë. Ky buxhet shpenzohet sipas planit dhe dinamikës së zbatimit të buxhetit dhe kjo nuk është shpenzuar ende“, thuhet në reagimin e QMK-së.
Ndërkaq lidhur me anën ligjore të punës, nga QMK thonë se ekzistojnë organe shtetërore para të cilëve janë të gatshëm të dorëzojnë dokumentet dhe informacionet e nevojshme për të përcaktuar ligjshmërinë e punës së tyre, duke shtuar se puna e QMK është transparente dhe se ushtruesi I detyrës drejtor në këtë institucion, nuk do të donte që në të ardhmen të shpjegojë për çdo deklaratë, siç thuhet në komunikatë, të pabazë, nga një njeri, siç thuhet më tej në komunikatë, I cili dëshiron t’I përmbush ambiciet e tij personale.
Ajnur Bafqari

