Për të disatën herë me radhë, kryetari i RDK-së Vesel Memedi, vazhdon të jetë kaotik në qëndrimet e tija politike. Në rastin e fundit ai doli kundër partnerit të deritanishëm të koalicionit, Lëvizjes për Reforma PDSH ndaj të cilëve lëshoi akuza të rënda, duke i akuzuar edhe për kohën kur ai si partner koalicioni garoi me ta dhe mori mandatin e deputetit. Por kjo nuk është hera e parë që Memedi ndryshon qëndrimin e tij dhe del kontradiktor me veten. Në të kaluarën, Vesel Memedi mbahet mend për gafe dhe deklarata të shumta ku herë sulmonte pushtetin dhe herë e mbronte atë, herë prezentohej si opozitarë dhe herë sulmonte partitë opozitare duke i quajtur forca destruktive. Ndërkaq, personalisht ai e pati shpallur veten e tij si pjesë të forcave progresive. Deklaratat e këtilla kanë bërë bujë për një kohë të gjatë edhe nëpër rrjetet sociale.
“Nuk është e rëndësishme tash, opozita duhet të bashkohet për të eliminuar pozitën. Unë mendoj se edhe pozita edhe opozita do të duhet të jenë bashkë për të eliminuar këto forca destruktive. Unë flas për këto forca destruktive dhe Ali Ahmeti folë me një gjuhë popullore, që i trajton dhe i cilëson si melaqe dhe si shejtanë”
Vesel Memedi e shpalli veten si çelësi që mbyll dyert për partitë opozitare shqiptare për çka ditë më parë edhe u mbur që nuk kishte lejuar bashkimin e opozitës. Nga ana tjetër në cilësinë e kryetarit të një partie opozitare, e shpalli kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin, si kryeplak të shqiptarëve duke i dhënë atij të drejtën absolute për vendimmarje dhe bisedime me partitë e tjera.
“Dhe ne, pa me marrë zyrtarisht nga ky kryeplak, kryefamiljar i kësaj platforme, Ali Ahmeti, se unë u mundova gjatë kësaj periudhe kohore ta realizoj këtë platformë me mbështetjen tuaj, nuk korra sukses me të parën, nuk korra sukses me të dytën, apo korra sukses me të dytin. Do të duhet të na informojë”
Vesel Memedi ishte shkaku që pjesa më e madhe e anëtarëve të kryesisë qëndrore u detyruar të mbajnë mbledhje paralele për zgjedhjen e një kryetari të ri të RDK-së. Por në atë kohë gjykatat e Maqedonisë të cilat akuzoheshin si të politizuara dhe kontrolluara nga pushteti, i dhanë të drejtën dhe vulat e partisë Vesel Memedit. Ky i fundit e akuzoi palën tjetër për “puçistë”, ndërsa kjo rriti edhe më shumë dyshimet e ngritura në opinion për lidhje të Vesel Memedit me BDI-në dhe pushtetin në përgjithësi.
“Kam vizion, durim dhe jam i përcaktuar për drejtësi dhe sinqeritet në këtë betejë politike” Arben Zeqiri

