Gent Progni, ekspert i IT dhe një nga organizatorët e protestës qytetare që mbledh mijëra shqiptarë ne sheshet e Tiranës, tha sot nga studio e “News24” se që prej ditës së parë pushteti është përpjekur të kapë këtë protestë, fillimisht me patronazhistë dhe më pas me grupime të caktuara, por pa sukses.
Ai pohoi se ka ndërhyrje dhe intimidime e deri presionet apo përhapje informacioni të rremë për organizatorë dhe qytetarë që bashkohen në protestë.
Por me gjithë përpjekjet për ta përç5arë protestën, ato kanë dështuar fal frymës së rinisë apo studentëve.
“Ka pasur edhe gabime njerëzore nga ne, janë emocionale të them të drejtën. Nuk është se kemi pasur eksperiencë në organizim protestash, kjo është hera e parë. Por ka pasur edhe tentativa për përçarje nga politika, që ditën e parë, për ta kapur atë. Jo çdo përgjigje të jetë flakë për flakë, të komunikojmë, dëgjim-komunikim dhe pastaj vjen protesta. Ka pasur raste të shumta edhe me informacione fake (të rreme) për protestuesit, si në rastin tim se jam nën hetim nga SPAK apo për të ikur nga protesta. Po t’i shohësh janë profile false”, tha ai mes të tjerash.
Eksperti shpjegoi se edhe ai ka pasur sulme dhe presione personale, ku disa e shohin si të majtë e disa si të djathtë apo person nën hetim nga drejtësia, vetëm e vetëm që ta dëmtojnë protestën.
“Një nga parullat ishte “Rama në burg, Balluku në burg” dhe njerëzit më shkruanin “po Berishën e harrove?”, ka edhe nga këto tani. Ka narrativë aty për të dëmtuar njerëzit që mundohen me shpirt”, u shpreh ai.
Progni nënvizoi se ai nuk dëshiron që të largohet nga Shqipëria dhe se fëmijët do t’i rrisë në atdheun e tyre.
“E vetmja zgjidhje që na japin është të largohemi nga Shqipëria, por unë dua t’i rris fëmijët e mi këtu dhe nuk dua të largohem, dua të jap me shpirt, vij nga një krahinë që s’e ka pushtuar kush. Nuk kam pranuar ndërhyrje, më mirë iki nga Shqipëria. Unë frikën te patronazhistët, por fal Zotit e thyem atë fal studentëve. Tani na kanë dalë ca grupime që mundohen me shpirt që të kapin protestën dhe të ulin çdo njeri që është i vërtetë aty”, deklaroi eksperti.
The post “Ka presione dhe intimidime nga pushteti”- Progni rrëfen ndërhyrjet: Ka grupime që duan të kapin protestën, përhapen informacione ‘fake’ për ne dhe qytetarët në shesh appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

