Në Shkup, u mbajt Konferencë përmbyllëse e projektit të financuar nga BE, “Promovimi i shërbimeve për përkujdesjen alternative të fëmijëve”. Projekti kishte për qëllim përmirësimin e qasjes në punësim për të gjithë dhe rritjen e pjesmarrjes së prindërve me fëmijë të vegjël në tregun e punës, duke përmirësuar ambientin kombëtar të punës.
Projekti gjithashtu mbështeti dhe zhvillimin e formave të reja të shërbimeve të përkujdesjes alternative të fëmijëve, me të cilat do të pasurohet oferta e shërbimeve për përkujdesjen e fëmijëve, të cilat do të jenë të lejueshme për të gjithë, fleksibël dhe cilësore, të cilat përmbushin nevojat e ndryshme të familjeve me fëmijë të vegjël, njohton Almakos.
Gjatë periudhës së implementimit të projektit, ekipi i projektit zbatoi katër anketa në tërë vendin, ku u përfshinë 2.400 prindër, 200 dhënës të mundshëm të shërbimeve për përkujdesjen e fëmijëve, 75 njësi të vetqeverisjes locale dhe 104 kompani, me qëllim përmirësimi I njohurive me palët e kërkesës dhe dhënies së shërbimeve për përkujdesjen e fëmijëve. U hartuan më tepër se 50 dokumente politike dhe rekomandime, për përmirësimin e shërbimeve fleksibël të përkujdesjes për fëmijët gjithashtu, u propozuan ndryshime për përshtatjen e krizës ligjore.
22 gra të papunësuara u trajnuan dhe u mbështetën për t’u bërë të vetpunësuara si dhënës të shërbimeve ditore për përkujdesje në familje, ndërsa 12 kompani me më se 50 punonjës u mbështetën që të vendosin shërbime të përkujdesjes së fëmijëve Brenda kompanisë, ose zgjidhje të tjera.
Ky projekt ishte i kryesuar nga VIG, kap vlerën prej 1,2 milionë eurove. Shfrytëzues kryeor i projektit është Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.
Këshilltari në kabinetin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale Dushan Tomshiq tha se në kuadër të projektit janë zbatuar katër hulumtime nacionale, me të cilat janë përfshirë 2.400 prindër, 200 përkujdesës potencialë të fëmijëve, 75 pushtete lokale dhe mbi 100 kompani me më shumë se 50 të punësuar.
Drejtuesi i sektorit për bashkëpunim pranë Delegacionit të BE-së Nikolla Bertolini theksoi se kjo nuk është sferë e lehtë dhe sfida është për nënat që të marrin mundësi të punojnë, por edhe fëmijët të kenë mundësi për zhvillim adekuat nga mosha e hershme.
Qëllimi i kësaj Konference përmbyllëse është të mbildhen në një vend politikbrësit, dhënësit e shërbimeve dhe palët e interest në sektorin e shërbimeve të përkujdesjes së fëmijëve, për të diskutuar arritjet dhe sfidat gjatë implementimit të projektit.
Në këtë cermoni u ndanë edhe çertifikata , për shërbime të përkujdesjes ditore në familje.
D.Kërluku
Almakos.com

