Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugarevski, dje u takua me Ciril Miller, nënkryetar i Bankës Botërore, i shoqëruar nga drejtoresha rajonale për Ballkan Perëndimor, Linda Van Gelder dhe drejtori i Bankës Botërore për Maqedoni, Marko Mantovaneli. Shërbimi qeveritar për shtyp sot kumtoi se përfaqësues të lartë të Bankës Botërore në takim shprehën mbështetje për Qeverinë e re të Maqedonisë. Është vlerësuar se përfundimi i krizës politike dhe politikat reformuese të Qeverisë hapin mundësi dhe perspektiva të reja për Maqedoninë. për…
Author: almakos
Në Maqedoni përmes servisit pagesor Paypal, Ministria e Financave zyrtarisht do t’i drejtohet këtij servisi që të fillohet procedura për vendosjen e shërbimit “pranim i parave” (recieve) Ky është konkludimi nga takimi i djeshëm që u mbajt në Minsitrinë e Financave, ndërkaq në të cilin morën pjesë përfaqësues nga Minsitria, minsitritë e Ekonomisë dhe Shoqërisë Informatike dhe Adminsitratës dhe nga katër banka në Maqedoni. “Me këtë do të mundësohet që qytetarët dhe ndërmarrjet në Maqedoni të shesin prodhime dhe shërbime të veta në tregun botëror dhe të kryejnë pranim të pagesave përmes PayPal, qëndron në kumtesën e publikuar sot nga…
Në 24 orë në rajonin e Shkupit, gjashtë fatkeqësi janë me pasoja të dëmit material. Ku një çiklist dhe një motoçiklist janë lënduar rëndë, ndërsa 14 persona janë lënduar më lehtë në 10 nga gjithsejt 16 fatkeqësi të regjistruara komunikacioni. Policia rrugore sanksionoi 49 vozitës të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, tre kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, dy nuk i kanë respektuar rregullat për tejkalim, 22 pa patent shofer përkatësisht të paregjistruar, si dhe 49 për automjet të parkuar në mënyrë të parregullt. Janë sanksionuar edhe tetë çiklistë dhe gjashtë këmbësorë…
Dje në margjinat e Samitit të Triestës, kryeministri Zoran Zaev ka biseduar me presidentin e ri francez Emanuel Macron. Për këtë ka njoftuar kryeministri Zaev, me anë të profilit të tij në rrjetin social Twitter. “Patëm një takim me presidentin Macron dhe u zotuam se do ta thellojmë bashkëpunimin”, ka shkruan kryeministri Zaev. Kreu i Ekzekutivit dje ka zhvilluar një sërë takimet tjera në margjinat e samitit të vendeve të Ballkanit Perëndimor. /SHENJA/
Bëhet fjalë për pacient të kësaj qendre shërimi dhe mësohet se ka dalë për rehabilitim në bregun e liqenit të Ohrit, më saktësisht tek plazhi ”Fiesta” në ”Shën Naum”. Nga SPB Ohër nuk kanë më shumë informacione për mënyrën se si ka ardhur deri tek rasti tragjik por për momentin janë duke mbledhur informacione nga dëshmitarët që kanë qenë në plazhë. Përndryshe, kjo është viktima e dytë e kësaj sezone në këto ujëra. Më herët një i ri nga Gostivari mbeti i vdekur si pasojë e ngufatjes. /Telegrafi/
Ministria e Shëndetësisë me një njoftim drejtuar Telegrafit në Maqedoni, përcjell deri tek haxhinjtë potencial informacionin se vaksinat për meningokokut do të jenë më të lira për 1400 denarë. Respektivisht nga 2400 denarë që kanë kushtuar tani kushtojnë 1000 denarë! Kjo është arritur në marrëveshje mes Ministrisë së Shëndetësisë, Institutit për Shëndet Publik dhe Qendrat për Shëndet Publik nëpër të gjithë Maqedoninë. ”Me iniciativën e Ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari dhe në marrëveshje me Institutin e Shëndetit Publik dhe Qendrat për Shëndet Publik është vendosur që të reduktohet në mënyrë drastike çmimi i vaksinës së meningokokut, nga 2.400 deri në…
13 July VMRO-DPMNE në kumtesën e sotme vlerëson se Qeveria në vend se të punojë në masat për përmirësimin e jetës së qytetarëve, krijon skenarë kundër udhëheqësisë së partisë. “I gjithë opinioni i Maqedonisë është dëshmitar se PPS është vegël e tyre dhe po përpiqet nën presion ta detyrojë gjykatën të vendos në mënyrë politike, kundër VMRO-DPMNE-së dhe udhëheqësisë së partisë. Për kush e di të satën herë, PPS dëshmon se është duke punuar nën diktimin e udhëheqësisë së LSDM-së. Qëllimi i PPS-së është i qartë. Në mënyrë tendicioze, politikisht të nxihet partia dhe udhëheqësia e saj. Prandaj PPS kërkon…
13 July Ministri për Punë të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq në një intervistë për ”Vecerne Novosti” ka folur edhe një herë për marrëdhëniet me Maqedoninë. Ai e ka përsëritur qëndrimin e reciprocitetit me fqinjit që kanë inate prej kur Maqedonia pranoi Kosovën si shtet të pavarur. “Disa herë ju kam thënë përfaqësuesve të Maqedonisë. Ashtu siç do sillet shteti juaj me Serbinë në marrëdhëniet ndërkombëtare, ashtu do të sillemi edhe ne me ju”, tha Daçoq. Nga ana tjetër është përgjigjur edhe Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov i cili ka thënë se vetëm politika në mes…
Në Kuvend sot është planifikuar të vazhdojë seanca ku do të shqyrtohet propozmimi i Qeveverisë për shkarkimin e kryeprokurorit publik Marko Zvërlevski. Diskutimet për këtë çështje kanë filluar dje, ku pati replika të ashpra. Zëvendësiministri i Drejtësisë, Oliver Ristovski deklaroi se Zvërlevski nuk ka mbrojtur të drejtën por ka shërbyer për interesat e pushtetit të mëparshëm. Ndërkohë, vet Zvërlevski ka mohuar akuzat duke thënë se të gjithë e dinë se ai ka qenë i paanshëm politikisht. Deputetët e VMRO-së kanë theksuar se fushata ndaj Zvërlevskit, po bëhet pasi siç pretendojnë ata, kryeprokurori ka hapur proceset gjyqësore “Puçi” dhe “Mitmarrja”, ndaj…
Një tërmet me magnitudë prej 3.0 ballë sipas shkallës së Rihterit u regjistrua mbrëmë në ora 22:02 minuta në rajonin e Ohrit. Observatoriumi i Fakultetit natyroro-matematikor në Shkup njoftoi se tërmeti është ndjerë në Ohër dhe rrethinë me intensitet oprej III-IV ballë sipas shkallës makrosizmike evropiane. Rajoni i Ohrit mbetet i rrezikuar nga dridhjet e vazhdueshme të tokës, të cilat deri tash fatmirësisht ngka kanë sjellë viktima.
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta vazhdojë mbledhjen në të cilën debatohet rreth kërkesës së LSDM-së që prokurori publik shtetëror, Marko Zvërlevski të shkarkohet nga detyra. Zëvendësminsitri i Drejtësisë, Oliver Ristovski në fillim të debatit dje arsyetoi se propozimi për shkarkim është për shkak të ushtrimit të paligjshëm, të pasaktë dhe me profesionalizëm të pamjaftueshëm të funksionit. “Për fat të keq Prokurorinë Publike Shtetërore prej janarit të vitit 2013 e deri më sot e përfaqësonte personi i cili për tërë mandatin e vet të deritanishëm e kryente detyrën e vet në mënyrë të pandërgjegjshme dhe joprofesionale dhe nuk…
Moti sot pritet të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë. Pasdite parashikohet të fryjë erë veriperëndimore, e cila në veri dhe përgjatë Luginës së Vardarit po përforcohet. Kryesisht në pjesët verilindore do të ketë kushte për mot jostabil me shi afatshkurtër të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 14 deri në 20 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 30 deri në 39 gradë Celsius. UV indeksi do të ketë vlerën 9. Në Shkup moti i ngjashëm, me diell dhe më i ngrohtë. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 20 gradë, ndërsa ajo e…

