Prokuroria e udhëhequr nga Marko Zvërlevskit do të shpenzojë 82 mijë euro për lëndët e udhëhequra në mënyrë elektronike. Për mirëmbajtjen e hardverit dhe softverit për udhëheqjen elektronike të lëndëve dhe për inçizime elektronike, prokuroria e Marko Zvërlevskit, për shkarkimin e të cilit për të dytën ditë me radhë po diskutohet në Kuvend, lëshoi shpallje te Byroja për Furnizim Publik. Vlera e llogaritur e marrëveshjes pa TVSH është 5.084.746 denarë, ose rreth 82 mijë euro. Te shpallja shkruan se kriteriumet për ndarjen e furnizimit është çmimi më i ulët, kurse periudha për të cilën bëhet furnizimi është 12 muaj. Në…
Author: almakos
Qeveria ka formuar komision që duhet të hapë ofertën për gazifikimin e vendit. Ekipi ekonomik i Qeverisë e ka këshilluar qeverinë që i njëjti të ripërpunohet dhe të ri-shpallet me çka sipas zv/kryeministrit Angjushev, do të ketë më shumë konkurrencë, çmime më të lira dhe përfitime më të mëdha për të gjithë. Do të shohim se kush ka qenë ofertuesi edhe ne nuk e dimë. Komisioni do ta hapë ofertën. Shpresoj se të gjithë ju do të dakordoheni se një ofertë nga një kompani sigurisht se nuk është e mjaftueshme për të fituar një ofertues cilësor dhe konkurrencë që do…
Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov sot në “Vilën Biljana” në Ohër e priti ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Xhes Bejli. Në takimin, siç kumtoi kabineti i Ivanovit, është biseduar për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Republikës së Maqedonisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për gjendjen lidhur me perspektivën evropiane dhe euro-atlantike të Republikës së Maqedonisë, si dhe në përgjithësi për gjendjen në rajonin e Evropës Juglindore. Presidenti Ivanov ka theksuar se është e domosdoshme të krijohet nxitje e re dhe impuls shtesë për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në NATO, duke theksuar se realizimi i…
Autonomia e universiteteve dhe financimi i tyre, statusi i profesorëve dhe pjesëmarrja e studentëve në vendimmarrjen e Universiteteve janë disa nga çështjet që do të rregullohen me Ligjin e ri për Arsim të Lartë, u zotua ministrja e Arsimit, Renata Deskovska. Ajo shpreson se ligji i ri do të miratohet deri në fund të vitit. Qëllimi është të bëjmë ligj të ri për arsimin e lartë, sepse ligji aktual është tejet shumë i ndryshuar dhe është i palexueshëm, i paqartë dhe konfuz. Më konkretisht do të përfshijë statusin dhe organizmin e Universiteteve. Nëse do të vazhdojë procesi i tanishëm i…
Debati në Kuvend për shkarkimin e Kryeprokurorit Marko Zvërlevski po vazhdon me dinamikën e njëjtë. Opozita mbron Zvërlevskin përmes akuzave drejtuar Kryeministrit Zoran Zaev dhe deputetëve të shumicës. VMRO-DPMNE-ja mbetet në qëndrimin se pa kompromis me opozitën, shkarkimi i Kryeprokurorit Publik do të jetë i vështirë. Ky hap i Kryeministrit tregon qartë brengën e tij për njohurit që Prokuroria i ka për veprat e tij. Me ndërrimin e Kryeprokurorit qëllimi është që të vendoset princip tjetër i punës së Prokurorisë dhe Zoran Zaev të mos përgjigjet për veprën të cilën tashmë e di i gjithë opinioni, pra rasti Mitmarrja- deklaroi…
Gjithsej 910 ish shfrytëzues të asistencës sociale të cilëve u është ndërprerë kjo e drejtë për shkak se prej diku kanë pranuar të ardhura të caktuara, munden sërish të aplikojnë për të rifituar këtë ndihmë në para. Ministrja e Punës dhe Politikws Sociale, Milla Carovska njoftoi se këta persona e kanë humbur të drejtën për asistencë sociale për shkak të një rregulloreje nga viti 2015-të. Rregullorja parashihte që nëse ndonjë shfrytëzues i asistencës ka marrë mbi 50, pwrkatwsisht mbi 70 mijë denarë me transferim të shpejtë, t’i hiqet ndihma shtetërore. Carovska më tej thotë se është bërë ndryshim në rregullore,…
13 July Në Samitin e Triestes gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor miratuan Planin shumëvjeçar të veprimit në një Hapësirë Rajonale Ekonomike në Ballkanin Perëndimor. Hapësira Rajonale Ekonomike u krijua për të mundësuar qarkullimin e lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe punëtorëve, për ta bërë rajonin më tërheqës për investime dhe tregti, për ta përshpejtuar konvergjencën me BE-në dhe për të sjellë prosperitet për qytetarët e këtij rajoni. Veprimet janë të përqendruara në: promovimin e integrimit të mëtejshëm të tregtisë; prezantimin e një hapësire dinamike për investim rajonal; lehtësimin e lëvizshmërisë rajonale; krijimin e një axhende integruese digjitale. Zbatimin e veprimeve…
13 July Një pjesë e madhe e qytetit të Tetovës, vazhdon të luftojë për një pikë uji. Banorët ujin për pije e sigurojnë nëpër burime alternative. Ata shprehen të zhgënjyer nga komuna, e cila sipas tyre, deri më tani vetëm ka premtuar zgjidhje për ujin dhe nuk ka ndërmarrë asgjë. “Me mungesën e ujit kemi shumë probleme, unë jetoj në lagjen 188, pikë uji nuk kam, ka gjashtë ditë që pikë uji nuk kam aspak. Kam qenë tek ujësjellësi nuk marrin në dorë, jo vetëm unë por kanë mungesë edhe tjerët”. “Prej qytetit ne nuk kemi ujë për të pirë.…
Duke filluar nga e shtuna, e deri në datën 15 të muajit të ardhshëm hyn në fuqi ndalesë e pjesshme e lëvizjes nëpër pyje. Arsyeja është temperatura e lartë dhe rreziku i zjarreve siç po ndodhin tashmë në të gjithë vendin. Me vendim të Ministrisë së Bujqësisë dhe Ndërmarrjes Publike Pyjet e Maqedonisë, ndalesa nuk vlen për grupe të organizuara të turistëve, në qoftë se grupi i turistëve është i shoqëruar nga pylltari. Aktualisht aktive janë disa zjarre në të gjithë vendin, prej të cilëve më të theksuar janë ai mbi fabrikën USJE në Shkup edhe një tjetër afër Strumicës.
Rasti “Sopoti” në ditën e fundit të skadimit të afatit ka mbërritur në duart e Prokurorisë Speciale. Avokatët janë njoftuar gjatë ditës se Katica Janeva do të jetë kompetente për lëndën. Vendimi është marrë në 10 korrik, por shkresa avokatëve iu është dorëzuar sot. Në seancën e 18 shtatorit lëndën e Sopotit në Gjykatën Themelore Shkupi 1 do ta përfaqësojë Prokuroria Speciale. Me kërkesë të Prokurorisë për ndjekjen e Veprave Penale të dala nga përgjimi i paligjshëm, në 5 korrik, Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion ka dorëzuar lëndën për rastin e Sopotit. Dhe pas shqyrtimit të lëndës më…
Në konferencën e sotshme për gazetarë, deputeti i Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli është pyetur nëse BDI edhe më tej i shërben politikës së VMRO-DPMNE-së, duke pasur parasysh se ministri i BDI-së nuk ka marrë pjesë në seancë kur është propozuar shkarkimi i Zvërlevskit. “Kur bëhet fjalë për çështjet si shkarkimi i Zvërlevskit, vijnë pjesëtarët e LSDM-së që janë zëvendësa të ministrive, kurse nuk vijnë ministrat e BDI-së. Është e dukshme se shkarkimi i Zvërlevskit nuk është në listën e BDI-së. Kjo është një e dhënë për opinionin dhe për ne si deputetë se ministrat e BDI-së nuk marrin pjesë në…
Policia në Kriva Pallankë parashtroi padi penale kundër L.S. (48) nga f.German dhe njoftim kundër djalit të sdaj 17-vjeçar për vepër të kryer penale “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”. Më datë 27.06.2017, rreth orës 20:00, në vendin e quajtur “Levi Rid”, në atarin e fshatit German, të paraqiturit pa mbikëqyrje kanë ruajtur dhe me vete kanë marrë katër qen agresiv, pa maskë mbrojtëse, të cilët e sulmuan dhe kafshuan S.S. (52) nëpër trup. Më pas, edhe nëna edhe djali fizikisht e sulmuan dhe e goditën me shkopinj të dëmtuarën, duke i shkaktuar lëndime trupore.

