13 July Kryeministri grek Aleksis Cipras ka deklaruar sot se kontesti midis Athinës dhe Shkupit për çështjen e emrit duhet të zgjidhet përpara anëtarësimit të Maqedonisë në NATO. Në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin serb Aleksandar Vuciq në Selanik, Cipras ka theksuar se vendimet e Këshillit të Evropës dhe të NATO-s janë të qarta, fillimisht duhet të zgjidhet çështja e emrit në mënyrë që të jetë e pranueshme për të dyja palët. Cipras gjithashtu ka theksuar se ministrat e jashtëm të të dy vendeve kanë kontakte të vazhdueshme ndërsa shefi i diplomacisë greke Nikos Kocias do të…
Author: almakos
Hera e fundit që kishin dalë për shëtitje kështu si sot, djali ishte vetëm 15 vjeç. Pas 10 viteve ndarje nga i biri i cili tanimë është bërë burrë, Tafil Dauti falemenderon vetëm Zotin dhe familjarët që familjen e gjeti shëndosh e mirë dhe në rrugë të drejtë. Ka shumë për të thënë, por emocionet dhe lotët sikur nuk i lejojnë që të shpreh gjithë atë mllef nga një padrejtësi që për 10 vite e ndau nga më të dashurit e tij. Ky është njëri nga 13 të burgosurit në fshatin Brodec 10 vite më parë. Bashkë me vëllaun dhe…
Regjisori Sulejman Rushiti rikthehet në skenë me shfaqjen teatrale “G”, premiera e së cilës u shfaq të mërkurën në mbrëmje në Teatrin e Komedisë, në Shkup, aktorët e Tetarit Shqiptar luajtën dramën, bazuar në veprën e Gjergj Fishtës “Gomari i Babatasit”, shkruan Almakos. Kjo shfaqje e interpretuar nga aktorët e Teatrit Shqiptar të Shkupit u prit ngrohtë nga publiku. Me regji dhe dramatizim të Rushitit, skenografi dhe kostumografi të konceptuar prej tij. Premiera “G” erdhi si një lexim reversibil i vargjeve satirike të Fishtës. Më të vecantë e bënë transformimi dhe loja e aktorëve Adem Karaga, Vjollca Bekteshi Hamiti, Aida…
Pas deklaratave të LSDM-së për programin qeveritar, një ndër shtyllat kryesore e strukturuar është edhe sfera e ekonomisë. Për harxhimin e parave të buxhetit do të shkojnë në baraspeshë gjithandej, për cilësinë e jetës. Ku edhe do të bëhet zhvillim rajonal i barabartë në të gjitha anët. Profesorët e ekonomisë, thonë se deri më tani nuk është vërejtur investime të barabarta në të gjithë rajonin e Maqedonisë, veçmas në Maqedninë Perëndimore. Ata janë të mendimit se do të duhet mbështetje, veçanërisht në zonat më pak të zhvilluara, njofton Almakos. Profesori universitar Nasir Selimi thotë se qeveria e Maqedonisë duhet të…
Bashkimi Evropian do të ndihmoj zhvillimin e infrastrukturës në Maqedoni me 70 milionë euro. Mjetet janë pjesë e fondit që Bashkimi Evropian planifikon ti ndaj për lidhshmërinë infrastrukturore të vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të iniciativës “Procesi i Berlinit”, shuma e përgjithëshme e së cilës është 194 milionë euro për gjashtë vendet e këtij rajoni. Në samitit e djeshëm që u mbajt në Trieste të Italisë Maqedonia është përfituesja më e madhe sipas zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev. Ai vlerëson se granti i ndarë nga BE është rezultat i angazhimit të Qeverisë së re në procesin e reformave.…
Në Shkup, në bulevardin “Koço Racin” një person ka kryer vetëvrasje në banesën e tij. Bëhet fjalë për 68 vjeçarin M. Q i cili është varur në banesën e tij. Prokurori publik dhe ekipi për ekspertizë e SPB Shkup ka bërë hetimin e vendit të ngjarjes, ndërsa me urdhrin e Prokurorit publik trupi i viktimës është dorëzuar për obduksion. Policia nuk ka dhënë asnjë hollësi për rrethanat apo motivin e kësaj vetëvrasje.
Emisioni “Rajoni”që transmetohet nga Lubjana në Tiranë nga Samiti i Triestes vjen me një edicion special. Te ftuar në emision janë: Kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama, Kryeministri i Maqedonisë, z. Zoran Zaev, Zv/kryeministri dhe Ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë, z. Ivica Daçiç, dhe Sekretari Gjeneral i Këshillit Rajonal për Bashkëpunim, Goran Svillanoviç, në të cilin do të përpiqen t’u përgjigjen pyetjeve: si është gjendja politike në Rajon, cilat janë shanset që Rajoni i Ballkanit Pernëndimor të shndërrohet në një treg të vetëm me një popullsi 20 milionëshe, çfarë mund të bëhet në fushën e infrastrukturës dhe në…
Sa më e fortë dhe demokratike të jetë Maqedonia, aq më mirë është edhe Shqipëria, deklaroi kryeministri i Shqipërisë Edi Rama pas takimit me kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev në kudër të Samitit të Triestes, transmeton ATSH-ja. “S’ka pasur tensione fare midis nesh si shtete. Ka pasur tensione të brendshme politike dhe një retorikë deri dhe skandaloze brenda Maqedonisë, ku unë nuk dua fare të hyj për të bërë komente. Është shumë e thjeshtë, sa më e fortë Maqedonia, sa më demokratike Maqedonia, sa më e suksesshme Maqedonia, aq më e fortë dhe më e mirë është Shqipëria, sepse në…
Prokuroria Speciale Publike mbetet në qëndrimin se është i nevojshëm paraburgim për gazetarin Dragan Pavloviq-Llatas, i akuzuar për evazion fiskal. Avokatët e tij konsiderojnë se masa është shumë e rreptë, ndërsa akuza e papërcaktuar. Kërkuan që Apeli ta pranojë ankesën e tyre dhe t’ia kthejë pasaportën Llatasit, të cilin ia mori Gjykata Penale. Nuk pranoj masën e paraburgimit, nuk kam llogari jashtë vendit, kam vetëm vikend-shtëpizë dhe banesë. Masa e paraburgimit dëmton edhe familjen time që varet nga të ardhurat e mia. Jam vënë në të njëjtën shportë me akuza në të cilat janë përmendur provizione – tha i akuzuari Dragan…
Gjatë qeverisjes së VMRO DPMNE-së me Ministrinë e Punëve të Brendshme janë shpenzuar shuma marramendëse për ushqim. Pesë zyrtarë të cilët në atë kohë kanë pasur të drejtë të shfrytëzojnë kartelë debitore, në mesin e të cilëve ministri, kreu i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe shefi i tij i kabinetit, drejtori i Byrosë për Siguri Publike dhe sekretari shtetëror derisa kanë qenë në poste kanë shpenzuar 100 mijë euro për ushqim, pije dhe nevoja të tjera që nuk janë mbuluar me rregulloren për shpenzime zyrtare. Por, kjo është vetëm maja e ajsbergut sa është shpenzuar për këtë qëllim në…
Për pesë ditë, përkatësisht deri të martën e ardhshme, do të zgjedhen mbi 400 anëtarë të ri të këshillave drejtues në të gjitha institucionet shtetërore, ndërmarrjet publike dhe agjencitë, njoftoi sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski, pasi që paraprakisht në seancë qeveritare u shkarkuan të gjithë anëtarët e këshillave drejtues. Por, të njëjtat nuk do të kompletohen në afat të shpejtë, për shkak të kritereve të rrepta ligjore. Procesi i ndryshimeve kadrovike akoma nuk dihet a do të mund të përfundojë deri në zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor. Ndërkohë, bisedimet mes partive në koalicionin e LSDM-së…
Temperaturat e larta kanë shkaktuar edhe viktimën e parë në qytetin e Shkupit. Një grua 47 vjeçare, në afërsi të Parkut të Qytetit dje ka ndërruar jetë si pasojë e të nxehtit, e cila bashkë me kolegen e saj, ka dalë të marrë taksinë, pasi ka dalë nga hapësira e klimatizuar ku punonte. Po ashtu, nga moti i nxehtë, ALSAT mëson se ka një rritje të ndjeshme edhe të aksidenteve rrugore. Përgjatë ditëve të fundit, ambulancat janë më të shpeshta në rrugët e Shkupit, ndërkohë që nëpër qendra spitalore, numri i atyre që kërkojnë ndihmë, është më i madh. Mjeku…

