Prokuroria Speciale Publike e ka marrë në shqyrtim lëndën “Sopoti”, ka konfirmuar mbrojtja e të akuzuarve të këtij rasti. Ky vendim u mor pasi që në seancën e kaluar e fitoi lëndën nga Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korupcion dhe kishte afat prej 8 ditësh që të deklarohet. Avokati Naser Raufi vërtetoi se ka marr njoftim nga PSP në të cilën thuhet se në seancën e ardhshme që do të mbahet në shtator, lëndën do ta përfaqësojnë një prokuror nga grupi i Katica Janevës. Rasti “Sopoti” ka histori prej 14 vitesh. 12 banorë nga fshati Sopot u akuzuan se…
Author: almakos
Maqedonia dhe Bullgria janë pajtuar për tekstin e marrëveshjes për fqinjësi të mirë, e cila ka për qëllim zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të gjata dhe uljen e tensioneve, ka deklaruar ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters. Milloshoski ka thënë se dëshirojnë bashkëpunim më të mirë me Greqinë dhe në këtë kontekst ishte vizita e tij e fundit në Athinë. Ai ka përmendur se gjatë takimit është biseduar për propozimimin për të lejuar që Maqedonia të anëtarësohet në NATO nën referencën e përkohshme, për të vazhduar negociatat për të gjetur një zgjidhje të…
Në mënyrë që Maqedonia të mbaj talentët e saj të rinj duhet të fokusohet më shumë në arsimit e lartë por gjithashtu në sistemin e edukimit të fëmijëve. Sistemi arsimor në dekadën e fundit ishte i goditur nga reforma të cilat edhe kur kishin qëllime të mira për fat të keq ishin planifikuar në mënyrë joprofesionale dhe ishin zbatuar në mënyrë edhe më të keqe. “Gjithpërfshirja në debat mendojmë se do të na shpie drejt cilësisë në arsimin e lartë. Shpresojmë se procesi nuk do të shkojë ngadalë, pasi tashmë ka aktivitete të ndërmarra paraprakisht, por që fatkeqësisht nuk u finalizuan. Pra, problemet tani janë të…
“Lajmin e kemi pritur me shumë dhimbje, njerëz të pafajshëm kanë qenë në burg dhjetë vjet. Kjo është shumë për një njeri që për asnjë vepër të dënohet kaq shumë. Edhe pse ata janë liruar, dhimbja nga ajo kohë nuk hiqet, sepse banorët e fshatit kanë qenë të burgosur pa asnjë faj” Fejzulla Fejzullahu
Dyzet e trevjeçarja Xh.I. nga Shkupi ka ndërruar jetë të mërkurën në ambulancën e Shuto Orizares, pasi një ditë më parë fizikisht është rrahur nga bashkëshorti i saj. MPB kumtoi se në ambulancë është thirrur një ekip i ndihmës së shpejtë, për ta konstatuar vdekjen. Me urdhrin e prokurorit publik, trupi i viktimës është dorëzuar në bduksion. Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rasti pas çka paralajmërohet padi adekuate penale.
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet ta mbajë seancën e tetë, në rend dite të së cilës janë Propozimi i llogarisë përfundimtare të Buxhetit të RM-së për vitin 2016, më shumë ligje të dorëzuara nga opozita dhe raportet vjetore të më shumë institucioneve. Deputetët duhet të debatojnë për propozim-ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit penal në lexim të parë, si dhe Propozim – ligjin për plotësimin e Ligjit për zbatimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2017, me procedurë të shkurtër. Në rend dite janë edhe propozim – ligjet në lexim të parë të shtruara prej…
Moti në Maqedoni pritet të jetë me diell dhe vende-vende me vranësira. Pasdite, dhe gjatë natës pritet të ketë mot të paqëndrueshëm me shi lokal dhe stuhi, kryesisht në pjesët lindore dhe jugore. Temperatura e mëngjesit do të shkojnë nga 11 në 20 gradë dhe nga dita 28 deri në 35 gradë gjatë ditës. Indeksi UV do të ketë vlerë 8. Në Shkup mot të ngjashëm. Pasdite moti do të jetë i paqëndrueshëm. Do të ketë erë nga veriu.
Kryeministri grek Alexis Tsipras, gjatë një takimi të nivelit të lartë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Selanik, përveçse ka rikonfirmuar marrëdhëniet strategjike me Beogradin, ka çuar edhe mesazhe ndaj Shkupit dhe Ankarasë. I pyetur sesi do të veprojë Athina për çështjen e emrit të fqinjit të saj verior, ai ka deklaruar se Greqia që kërkon gjithnjë stabilitet në Ballkan kërkon, edhe si kusht për integrimin europian të Shkupit, një zgjidhje për një emër që do të përdoret nga të gjithë, duke theksuar se ky stabilitet kalon nëpërmjet luftës kundër nacionalizmave në brendësi të Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë. Presidenti Vuçiq…
Dega e partisë Uniteti në Tetovë ka reaguar pas dekleratës së nënkryetarit të kësaj partie Zulfi Adili, i cili paralajmëroi shkrirjen e partisë në Alenacën përshquiptarët. Sipas tyre ata angazhohen për shtrirje të partisë në të gjithë Maqedoninë, e jo shkrirje të partisë. “Në bazë të deklaratës së ish nënkyetarit të Unitetit, z. Zulfi Adilit, i cili kohë më parë nëpërmjet mediumeve ka dhënë deklaratë konfuze, të pabazë dhe pa pelqimin e kryetarit të partisë UNITETI, z.Gëzim Ostreni, si dhe të degëve kryesore, si ato të vjetra poashtu edhe ato të riorganizuara siç janë: dega e Tetovës, e Kumanovës, e…
Ambasadorja e Republikës së Turqisë në Shkup, Tülin Erkal Kara, është mirënjohëse për mbështetjen që e kanë shprehur qytetarët e Maqedonisë pas tentimit për grusht-shtet më 15 korrik të vitit të kaluar. Në një intervistë për Televizionin SHENJA, ambasadorja turke uron që ajo që ndodhi në Turqi, të mos përsëritet askund tjetër në botë. Për këtë, ajo thotë se secili vend duhet të ketë kujdes me organizatën FETO. “Për këtë, duhet të merren masa edhe për mbylljen e të gjitha institucioneve të cilan janë ekstenzione të kësaj organizate terroriste në Maqedoni. Është shumë me rëndësi sepse bëhet fjalë për institucione…
Deputetët e LSDM-së kërkojnë nga kolegët e VMRO-DPMNE-së të tërhiqen nga diskutimet për shkarkimin e kryeprokurorit publik Marko Zvërlevski, por një gjë e këtillë është e papranueshme për opozitën maqedonase. Koordinatori i grupit parlamentar të socialdemokratëve, Tomisllav Tuntev, nga foltorja e Kuvendit u ka bërë apel deputetëve të partisë së Gruevskit që të jenë më efikas dhe në emër të përshpejtimit të proceseve reformuese të mos e bllokojnë shkarkimin e Zvërlevskit. “Edhe një herë apel, ajde të bëjmë diskutim normal, të pjekur, i cili nuk do të na dërgojë në prolongimin e të gjithë punës për shkak se të gjithë…
Puçi në Turqi, kontrovers edhe sot e kësaj dite për botën perëndimore, gjen hapësirë reklamimi dhe fushate, edhe në Maqedoni. Tabela të shumta reklamuese kanë pushtuar rrugët e qyteteve të banuara kryesisht me shqiptarë, por edhe kryeqytetin, edhe në pjesën e banuar kryesisht me maqedonas. Në tabela shkruhet “15 korrik – Demokracia fitoi”, duke iu referuar asaj që pushteti i Erdoganit e quan “Puç” nga forcat gyleniste në Turqi. Këto tabela ngrenë dilemat se si një fushatë, aq më tepër edhe kontroverse, gjen hapësirë në Maqedoni. Për vendosjen e këtyre bilbordeve Ambasada e Turqisë nuk dëshiron të marrë përgjegjësinë, por…

