Maqedonia dhe Bullgria janë pajtuar për tekstin e marrëveshjes për fqinjësi të mirë, e cila ka për qëllim zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të gjata dhe uljen e tensioneve, ka deklaruar ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters.
Milloshoski ka thënë se dëshirojnë bashkëpunim më të mirë me Greqinë dhe në këtë kontekst ishte vizita e tij e fundit në Athinë.
Ai ka përmendur se gjatë takimit është biseduar për propozimimin për të lejuar që Maqedonia të anëtarësohet në NATO nën referencën e përkohshme, për të vazhduar negociatat për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për çështjen e emrit.
I pyetur nëse Maqedonia do të jetë i hapur për ndryshimin e emrit, Dimitrov tha se kjo është një çështje shumë komplekse që përfshin çështje emocionale dhe identitetin.

