Ligji për përfaqësim të drejtë dhe Adekuat, i propozuar nga Qeveria, sipas kreut të Lidhjes Shqiptare Ziadin Sela, nuk është aspak i mirë, madje është i dëmshëm. Sela tha se ligji është njësoj si balancuesi, vetëm paketimi është ndryshe. Ai u bëri thirrje deputetëve që të kenë kujdes, ndërsa akuzoi OBRM-PDUKM-në se po e djegë Marrëveshjen e Ohrit.
“Unë mendoj se ky ligj është shumë i dëmshëm, është shumë i dëmshëm dhe shfrytëzoj rastin që t’u bëj thirrje të gjithë deputetëve shqiptarë që të kenë kujdes, ligjet e tilla të cilat kanë për qëllim që avazh avash ta çmontojnë Marrëveshjen e Ohrit. Nuk është çështje interesash personale dhe individuale. Ky ishte mesazhi që ja dhashë edhe zv kryeministrit Bekim Sali, nëse ka ndërgjegje ta kuptojë, i thash ky ligj s’është për ty, as për mua, s’është as për Shkëlzenin sepse unë i kam kaluar 53″.
“Ky ligj është projeksion i ardhmërisë së gjeneratave që vinë, i atyre studentëve që protestojnë, i fëmijëve që i keni në shtëpi dhe atyre që ndoshta nuk kanë lindur, i nipërve dhe stërnipërve. Kështu që ky ligj assesi nuk duhet të kalojë……Balancuesi që merret si krahasim me ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat është e njëjta gjë, është e njëjta gjë, vetëm paketimi i emrit është ndryshme. OBRM-PDUKM mundohet që ta harxhojë, ta djeg edhe këtë të drejtë që buron nga Marrëveshja e Ohrit”, deklaroi Sela në Alsat.
Data 15.10.2026
Aktuale
- Protesta studentore në Tiranë: Zjarri dhe përplasje të dhunshme në Kuvend
- Gani Geci përballë drejtësisë: Caktimi i masës së paraburgimit
- Rama paralajmëron veprime ligjore ndaj deputetit Azemi për shpifje
- Andi Bushati: Nga protesta me fëmijë përdore tek maskat dhe gurët
- Debati i ashpër mes Mehmetajt dhe Gecit: A po rikthehet censura në Kosovë?
- Gani Geci në paraburgim: Një vendim i rëndësishëm nga Gjykata
- Protesta në Tiranë, reagon ministri i Brendshëm Demo: Skenar i politikës së vjetër dhe duarve të huaja
- Fadil Geci: Familja jonë është shtetformuese, ne duam një shtet të fortë



