Dega e partisë Uniteti në Tetovë ka reaguar pas dekleratës së nënkryetarit të kësaj partie Zulfi Adili, i cili paralajmëroi shkrirjen e partisë në Alenacën përshquiptarët. Sipas tyre ata angazhohen për shtrirje të partisë në të gjithë Maqedoninë, e jo shkrirje të partisë.
“Në bazë të deklaratës së ish nënkyetarit të Unitetit, z. Zulfi Adilit, i cili kohë më parë nëpërmjet mediumeve ka dhënë deklaratë konfuze, të pabazë dhe pa pelqimin e kryetarit të partisë UNITETI, z.Gëzim Ostreni, si dhe të degëve kryesore, si ato të vjetra poashtu edhe ato të riorganizuara siç janë: dega e Tetovës, e Kumanovës, e Dibrës, e Likovës, e Haraçinës, e Çairit, e Sarajit, e Gazi Babës, e Butelit etj., të cilat njëzëri janë të vendosura që të vazhdojnë të veprojnë në bazë të Statutit të partisë dhe në bazë të Programit politik të Kongresit të parë të Unitetit. Ne angazhohemi për shtrirje të partisë në të gjithë territorin e shtetit për zgjidhje të problemeve të shqiptarëve në Maqedoni”, thuhet në reagimin e degës së partisë Uniteti në Tetovë. Ata i urëjnë rrugë të mbarë çdo ish anëtari por i lusin që të mos shpërndajnë dezinformata kinse UNITETI shkrihet. UNITETI i qëndron besnik Gjeneralit Gëzim Ostreni dhe idesë së Gjeneralit për unitet të shqiptarëve”, përfundon kopmunikata.

