Prokuroria Speciale Publike e ka marrë në shqyrtim lëndën “Sopoti”, ka konfirmuar mbrojtja e të akuzuarve të këtij rasti. Ky vendim u mor pasi që në seancën e kaluar e fitoi lëndën nga Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korupcion dhe kishte afat prej 8 ditësh që të deklarohet. Avokati Naser Raufi vërtetoi se ka marr njoftim nga PSP në të cilën thuhet se në seancën e ardhshme që do të mbahet në shtator, lëndën do ta përfaqësojnë një prokuror nga grupi i Katica Janevës. Rasti “Sopoti” ka histori prej 14 vitesh. 12 banorë nga fshati Sopot u akuzuan se në mars të vitit 2003 kanë vendosur eksploziv në rrugën lokale Sushevo-Sopot, ku në këtë eksplodim u vranë dy anëtarë të kontingjentit polak të NATOS dhe një civil maqedonas. Kjo ndodhi dy vjet pas konfliktit 2001, kur Maqedonia ende po e merrte veten nga pasojat që i shkaktuan veprimet e armatosura edhe në planin e sigurisë edhe atë ndëretnik. >
Data 17.06.2026
Aktuale
- Djegia e dy veturave diplomatike bullgare, SPB Shkup ngre kallëzim penal ndaj 44-vjeçarit
- VLEN: “One Stop Shop” me Shqipërinë forcon lidhjet ekonomike, turistike dhe familjare
- Brazil–Maroku, ndeshja që theu rekordin e shikueshmërisë në Kupën e Botës
- G7 i shpall “luftë ekonomike” Rusisë, sanksione të reja godasin naftën dhe gazin
- Protestat për rrëzimin e qeverisë Rama objekt diskutimi në PE, eurodeputetja holandeze: Paratë publike shkojnë për një grup të privilegjuar
- Ukraina dhe Moldavia synojnë të ngarendin drejt anëtarësimit në BE
- Kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, parashikimi i motit për sot! Ja sa do të jenë temperaturat
- “Si e rekrutuam djalin e ish-kryeministrit shqiptar në vitin 1951 në Romë, i cili na dha disa informata me vlerë për zbulimin amerikan që po vepronte ndaj nesh dhe…”/ Dëshmia e rrallë e ish-shefit të Zbulimit

