Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, duke u shprehur se e vlerësojnë në mënyrë të “hapur” perspektivën e Ballkanit Perëndimor në BE, tha se “shpejtësinë e anëtarësimit të Serbisë në BE do ta përcaktojë përparimi i vendit”, raporton AA. Tusk dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp pas takimit dypalësh të zhvilluar në Këshillin e BE-së. Në bisedime bëhet e ditur se janë diskutuar marrëdhëniet BE-Serbi dhe procesi i dialogut me Kosovën, i zhvilluar nën udhëheqjen e BE-së. Duke rikujtuar se Serbia zgjedhjen “gjeostrategjike” e ka kryer nga ana e BE-së, Tusk ka…
Author: almakos
Legjislacioni i punës bazohet në dispozitat kushtetuese të Republikës së Maqedonisë. Ai merr parasysh, njeh e respekton parimet dhe normat përgjithësisht të pranuara të së drejtës kombëtare. Nëse këto dispozita shkelen, atëherë ka sanksione. Shtrohet pyetja, nëse masat disiplinore zbatohen në R.M, eksperti juridik Osman Kadriu, njëherë edhe profesor, thotë se në këtë vend nuk ka mbisunduar ligji. “Mos zbatimi i ligjeve në këtë shtet është një veprim kundër ligjit dhe kundër asaj që quhet njerëzore”, thotë Kadriu, për Almakos. Rastet e profesorëve universitar, që janë emëruar në poste me orar të plotë jashtë Universitetit, ndërkohë që në Universitin…
Në trotuarin e Bit Pazarit janë mbi 50 tezga, që ofrojnë veshmbathje, pjesë dhe pajisje të ndryshme teknologjike. Në pjesën e brendshme shitësit paguajnë taksa komunale, njohton Almakos. Ndërsa, disa tezga janë të vendosura në trotuaret e bulevardit “Krste Misirkov”, si dhe në bulevardin “Goce Delçev”, deri në afërsi të xhamisë “Allaxh”, të cilat janë të paligjshme. Qytetarët, të cilët luajnë rolin e shitësit dhe tregtojnë me gjësendet e vjetra ose produkte të dorës së ditë. Produkte që shesin i blejnë në tregun me shumicë , më lirë dhe shesin me një përqindje pak më të madhe, të cilëve u…
Shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, në një intervistë për Reuters, ka deklaruar se Maqedonia dhe Bullgaria janë dakorduar për tekstin e marrëveshjes për fqinjësi të mirë. Synimi i marrëveshjes është që të zgjidhen kontestet shumëvjeçare rreth historisë, identitetit, gjuhës dhe minoriteteve etnike. “Kemi arritur kompromis për tekstin. Nënshkrimi i marrëveshjes për fqinjësi të mirë do të rrisë besimin mes nesh, do të tregoj se jemi serioz dhe se duam që të krijojmë miqësi në rajon”. Por, përveç Bullgarisë, vendi ka çështje të hapura edhe me fqiun jugor, Greqinë. Athina zyrtare nuk pranon emrin kushtetues të Maqedonisë. Ky kontest…
Ambasada e Republikës së Turqisë në Shkup, nëpërmjet disa aktiviteteve ka shënuar përvjetorin e parë të tentimit për grushtshtet në Turqi. Në konferencën për shtyp, ambasadorja Tülin Erkal Kara, tha se ftesa e presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan, dhe vendimi o popullit që të dalë në rrugë, ishte një mësim për botën se si mbrohet demokracia. Ambasadorja turke paralajmëroi për shtrirjen e organizatës terroriste FETO edhe në Maqedoni dhe rekrutimin e militantëve nëpërmjet institucioneve arsimore, duke thënë se nuk dëshiron t”i ndodhë ndojë shteti tjetër, ajo që i ndodhi Turqisë. “Dua të nënvizoj se këto institucione nuk e përfaqësojnë shtetin…
Masat dhe dinamika e realizimit të planin 3-6-9 u diskutuan edhe me Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. Zëvendëskryetari i Qeverisë, përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani tha se ky komision si një institucion i rëdësishëm, i pavarur shtetëror, ka përgjegjësi në realizimin e planit 3-6-9, plan ky i cili do e çoj vendin drejt rrugës euroatlantike, në marrjen e rekomandimit të pa kushtëzuar, por para së gjithash për të krijuar një shoqëri europiane dhe shtet europian. “Ka disa masa të rëndësishme të cilat janë paraparë në planin 3-6-9, kryesisht që ka të bëjë me zgjedhjet lokale, ku KSHPK ka…
Me rebalansin e ri të buxhetit është prekur edhe Sekretariati për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit të cilëve u janë marrë miliona denarë nga buxheti i paraparë për këtë vit. Nga 666.699.000 denarë sa ishin paraparë në fillim, nga buxheti qendror SIOFA ka ngelur me 645.849.000 denarë, apo rreth 340 mijë euro më pak. Në propozim ribalansin e buxhetit shihet qartë se shkurtmet kryesisht kanë të bëjnë me implementimin e Marrëveshjes së Ohrit ku në total janë shkurtuar 258 mijë euro për këtë pjesë. Në grafën e implementimit të Marëveshjes së Ohrit ka gjithsej katër nëngrafa te tjera në të…
Vazhdon edhe më tej të mos ketë lëvizje në drejtim të ndërtimit të urës së drurit në fshatin Poroj, e cila u shkatërrua nga përmbytjet e 5 qershorit. Banorët thonë se qarkullimi mbi këtë urë është rënduar edhe më shumë, pasi më shumë se një javë që kanë probleme edhe me ujin e pijshëm. “Të them të drejtën pengesa kemi mjaft, më tepër se gjysma e fshatit duhet të shkoj deri poshtë tek rruga kryesore për të marr ushqime në shitore. Uji i pijes nuk na bën, dalim rreth e për qark për të mbushur ujë për pije. Premtime ka…
Kuvendi ndryshoi praktikën e deritanishme të mos-mbajtjes së seancave plenare të premten. Edhe pse një ditë më parë u ndërpre debati për shkarkimin e prokurorit Publik Marko Zvërlevski, i njëjti nuk vazhdoi sot, por në rend dite ishte llogaria përmbyllëse e Buxhetit të vitit 2016. Kryetari i Kuvendit për shkak të vonesës së ministrit të Financave Dragan Tevdovski e hoqi këtë pikë nga rendi i ditës, gjë që bëri që deputetët e LSDM-së të kërkojnë që e njëjta të rikthehet. Pas një debati të shkurtër, u krijua kaos në Kuvend, Xhaferi vendosi një letër në shqip ku shihej simboli i…
Gjykata e Apelit miratoi vendime për një pjesë të ankesave të Prokurorisë Speciale dhe të pandehurve në rastet e Katica Janevës. Nuk ka detaje për cila lëndë gjykatësit e Apelit kanë marrë vendim dhe cili është epologu. Nga Apeli nuk tregojnë nëse i kanë ndryshuar disa nga vendimet e Gjykatës Penale dhe nëse në vend të pasaportës, dikush nga të pandehurit do të përfundojë në paraburgim. Vendimet pas ankesave janë shkruar dhe derisa nuk kanë dhënë gjykatësit nënshkrim, Apeli nuk do njoftojë se cili është rezultati. Do ti ri-dërgojnë në Gjykatën Shkupi 1, që ata ti publikojnë në faqen zyrtare…
Nëse nuk ka kaluar një vit që kur është pezulluar ndihma sociale për shkak të marrjes së parave prej shteteve të huaja përmes transferimit të shpejtë, rastet sociale do të kenë probleme që të mund sërish ta realizojnë të drejtën e mbrojtjes sociale. Të gjitha rastet sociale që vitin e kaluar nuk janë informuar se e humbasin të drejtën për shkak të parave që i kanë marrë, dhe këtë e kanë pranuar si dhe kanë vendosur që shtetit t’ia kthejnë fondet e marra nga ndihma sociale, nuk do të mund ta rinovojnë këtë të drejtë. Të gjithë të tjerët që…
Pani 3-6-9 i Qeverisë hap rrugën euro-atlantike të vendit dhe përmban reformat thelbësore të nevojshme për integrim. Kështu deklaroi gjatë debatit në Komisionin Parlamentar për Integrime, kryeministri Zoran Zaev. Megjithatë, ai tha se në pakon e parë të këtij plani është edhe ligji për gjuhën shqipe për të cilin theksoi se do të priten edhe rekomandimet e Komisionit të Venedikut. Nga ana tjetër, deputeti i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi tha se kanë pritur nga shumica parlamentare që ta konsultojnë BESËN për Ligjin e gjuhëve dhe për këtë ligj të ngritet grup ekspertësh në nivel të Kuvendit dhe jo në Komisionin…

