Kuvendi ndryshoi praktikën e deritanishme të mos-mbajtjes së seancave plenare të premten. Edhe pse një ditë më parë u ndërpre debati për shkarkimin e prokurorit Publik Marko Zvërlevski, i njëjti nuk vazhdoi sot, por në rend dite ishte llogaria përmbyllëse e Buxhetit të vitit 2016. Kryetari i Kuvendit për shkak të vonesës së ministrit të Financave Dragan Tevdovski e hoqi këtë pikë nga rendi i ditës, gjë që bëri që deputetët e LSDM-së të kërkojnë që e njëjta të rikthehet. Pas një debati të shkurtër, u krijua kaos në Kuvend, Xhaferi vendosi një letër në shqip ku shihej simboli i një njeriu i cili lutet për qetësi. Pasi mbërriti në seancë, ministri Tevdovski nga foltorja kërkoi nga Xhaferi që të kthehet pika e rendit të ditës, ndërsa Xhaferi iu kundërpërgjigj se Kuvendi ka Rregullore e cila duhet të respektohet. Më pas deputetët e shumicës dhe opozitës nisën përplasjet për rendin e ditës. Në një moment deputetët e VMRO-DPMNE-së nisën të godasin tavolinat në shenjë protestë.
Data 17.06.2026
Aktuale
- Djegia e dy veturave diplomatike bullgare, SPB Shkup ngre kallëzim penal ndaj 44-vjeçarit
- VLEN: “One Stop Shop” me Shqipërinë forcon lidhjet ekonomike, turistike dhe familjare
- Brazil–Maroku, ndeshja që theu rekordin e shikueshmërisë në Kupën e Botës
- G7 i shpall “luftë ekonomike” Rusisë, sanksione të reja godasin naftën dhe gazin
- Protestat për rrëzimin e qeverisë Rama objekt diskutimi në PE, eurodeputetja holandeze: Paratë publike shkojnë për një grup të privilegjuar
- Ukraina dhe Moldavia synojnë të ngarendin drejt anëtarësimit në BE
- Kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, parashikimi i motit për sot! Ja sa do të jenë temperaturat
- “Si e rekrutuam djalin e ish-kryeministrit shqiptar në vitin 1951 në Romë, i cili na dha disa informata me vlerë për zbulimin amerikan që po vepronte ndaj nesh dhe…”/ Dëshmia e rrallë e ish-shefit të Zbulimit

