Legjislacioni i punës bazohet në dispozitat kushtetuese të Republikës së Maqedonisë. Ai merr parasysh, njeh e respekton parimet dhe normat përgjithësisht të pranuara të së drejtës kombëtare. Nëse këto dispozita shkelen, atëherë ka sanksione. Shtrohet pyetja, nëse masat disiplinore zbatohen në R.M, eksperti juridik Osman Kadriu, njëherë edhe profesor, thotë se në këtë vend nuk ka mbisunduar ligji.
“Mos zbatimi i ligjeve në këtë shtet është një veprim kundër ligjit dhe kundër asaj që quhet njerëzore”, thotë Kadriu, për Almakos.
Rastet e profesorëve universitar, që janë emëruar në poste me orar të plotë jashtë Universitetit, ndërkohë që në Universitin amë i mbanin vetëm orët e mësimit, ky veprim nuk është conform ligjit për marrëdhënie pune. Edhe administratorët e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, të cilët janë të punësuar, por nuk janë të përfshirë në procesin e punës, mirëpo marrin rroga dhe në ndërkohë kanë burime të tjera financiare, nga një punë e dytë (në të zezë), për profesor Osmanin kjo është e dënueshme.
“Ligji për marrëdhëniet e punës rregullon marrëdhëniet e punëtorëve në punë. Ky ligj, nuk parashikon pagesa të pagave dhe kontributeve dhe të privilegjeve të tjera që burojnë nga marrëdhënia e punës. Ne në fakt nuk kemi marrëdhënie pune, por është ajo marrëdhënie pune fiktive, a jo domethënë faktike, efektive, që në një mënyrë është edhe falsifikim dhe për këtë duhet të ketë përgjegjësi penale, në përgjithësi politike, kështu që këto janë problem që ai sekretariat duhet ti sheh e të bëjë ndryshime dhe të formohet një administratë e veçantë të sistemit politik, e cila ministri të ketë edhe në kompetencë Marrëveshjen Kornizë të Ohrit.
Ministria e tashme si pjesë përbërëse e qeverisë, si anëtare e qeverisë duhet ta pastroj këtë çështje dhe kjo çështje pastrohet nëse vihen të gjitha llojet e mekanizmave, për përgjegjësi, se këtu ajo që ka ndodh është i një veprimi antiligjor dhe anti moral”, tha Kadriu, për Almakos.
Besa Kadriu, profesore e Administratës Publike dhe Shkencave Politike thotë për Almakos, se punësimet që kanë bërë partitë politike, bën që ata ‘të punësuar’ të jenë militant të partisë.
“Mendoj se kjo ka qenë një nga tendencat e pushtetit, për të krijuar edhe një kategori tjetër të qytetarëve, të cilët në rastin konkret janë parazit se nuk e shikojnë shumë të arsyeshme, sidomos në një shoqëri si kjo e jona. Kemi Universitete, “prodhojmë kuadro”, në kuptimin e asaj krijohen kuadro cilësore, se universitet këtë porosi kanë.
Po këtu ka diferencim ndaj shoqërisë njerëzore, nuk më duket e logjikshme se pse ato të jenë kaq indiferent, që organet kompetente t’i trajtojnë këto kategori. Është një justifikim nga ajo që thuhet se shumica prej tyre janë njerëz votues permanent të strukturës së pushtetit dhe si të tillë e arsyetojnë se ja ku kemi gjetur një punë dhe s’keni pse të jeni në kundërshtim me ne. Unë mendoj se tani duhet të ekzistojë pjekuri, flas për atë kategori që i shfrytëzojnë këto mjete. Unë nuk jam për atë që të nxjerrin kuadro nga ajo kategori që konsiderohet si të punësuar, përkundrazi jam pro.
Duhet të ekzistojnë politika të mirëfillta, sepse ato kuadro shkollohen që nesër të gjejnë një vend pune, mirëpo të mos manipulohet nga ana e pushtetit që kjo kategori të shfrytëzohet si militant partie dhe ato punëdhënësit të tregohen aq indiferent dhe inferior ndaj kësaj kategorie dhe mos i integrojnë brenda vendeve të punës që e meritojnë, sepse në instancë të fundit me automatizëm krijohet bindja ‘ti je injorant’, në atë kategori shoqërore, dhe e konsideron “invalidë”, në aspektin intelektual.
Unë mendoj se nuk e kemi ne si shoqëri mentalitetin e atillë që të gatshme gjërat të na servohen dhe ne të margjinalizohemi nga një sistem, sepse atëherë ia japim me automatizëm të drejtën. Tashmë jemi të vetëdijshëm cili ka qenë qëllimi, që pushteti ka manipuluar me këto njerëz. Vetëdija është rritur dhe duhet të bëhet bum në këtë drejtim “, tha Besa Kadriu.
D.Kërluku
Almakos.com

