Masat dhe dinamika e realizimit të planin 3-6-9 u diskutuan edhe me Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. Zëvendëskryetari i Qeverisë, përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani tha se ky komision si një institucion i rëdësishëm, i pavarur shtetëror, ka përgjegjësi në realizimin e planit 3-6-9, plan ky i cili do e çoj vendin drejt rrugës euroatlantike, në marrjen e rekomandimit të pa kushtëzuar, por para së gjithash për të krijuar një shoqëri europiane dhe shtet europian.
“Ka disa masa të rëndësishme të cilat janë paraparë në planin 3-6-9, kryesisht që ka të bëjë me zgjedhjet lokale, ku KSHPK ka kompetenca të rëndësishme në krijimin e parakushteve për ndarjen e shtetit nga partia, por edhe parandalimin e keqpërdorimit të resurseve shtetërore në fushatën parazjedhore nga komunat por edhe nga institucionet shtetërore, Me këtë takim sot, unë paralajmëroj fillimin e një agjende shumë agresive të takimit të të gjithë institucioneve që kanë përgjegjësi, që të realizojmë të gjitha masat e duhura për tre muajt e ardhshëm”.
Ndërkaq, kryetari i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Igor Tanturovski tha se pjesë e diskutimit të sotëm përveç zgjedhjeve të ardhëshme, do të jetë edhe rekomandimet e marra nga Greko.
“Do ta informoj zëvendëskryeministrin për rekomandimet që i kishim nga Greko, me të të cilat komisioni fitoi nota të mira. U shprehëm falenderues publikisht në seancën plenare të Grekos në Strasburg, me çka mundësuam që Maqedonia të fitoj nota të mira në raundin e katërt të evoluimit. Sigurisht këtu do të diskutohet edhe për zgjedhjet e ardhëshme, pra e gjithë ajo që zëvendëskryeministri mendon se do të jetë në interes, lidhur me Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit”.
Plani 3-6-9, mban objektiva, parime dhe hapa konkret për realizimin e detyrimeve të ndërmarra në afat të shkurtër dhe të cilat duhet të zbatohen në 3 muajt e ardhshëm, ose deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale. Qëllimi i këtij planit është që të sigurohen argumente për Komisionin Evropian që ta largojë kushtëzimin në rekomandimin për bisedimet për pranim. Drejtimi i reformave del nga programi qeveritar, e cila i merr parasysh pikat e Marrëveshjes së Përzhinos, bisedimet nga Brukseli në raport me reformat urgjente prioritare, dhe raportet paraprake të Komisionit Evropian.
Emine Ismaili

