Gjykata e Apelit miratoi vendime për një pjesë të ankesave të Prokurorisë Speciale dhe të pandehurve në rastet e Katica Janevës. Nuk ka detaje për cila lëndë gjykatësit e Apelit kanë marrë vendim dhe cili është epologu. Nga Apeli nuk tregojnë nëse i kanë ndryshuar disa nga vendimet e Gjykatës Penale dhe nëse në vend të pasaportës, dikush nga të pandehurit do të përfundojë në paraburgim. Vendimet pas ankesave janë shkruar dhe derisa nuk kanë dhënë gjykatësit nënshkrim, Apeli nuk do njoftojë se cili është rezultati. Do ti ri-dërgojnë në Gjykatën Shkupi 1, që ata ti publikojnë në faqen zyrtare…
Author: almakos
Nëse nuk ka kaluar një vit që kur është pezulluar ndihma sociale për shkak të marrjes së parave prej shteteve të huaja përmes transferimit të shpejtë, rastet sociale do të kenë probleme që të mund sërish ta realizojnë të drejtën e mbrojtjes sociale. Të gjitha rastet sociale që vitin e kaluar nuk janë informuar se e humbasin të drejtën për shkak të parave që i kanë marrë, dhe këtë e kanë pranuar si dhe kanë vendosur që shtetit t’ia kthejnë fondet e marra nga ndihma sociale, nuk do të mund ta rinovojnë këtë të drejtë. Të gjithë të tjerët që…
Pani 3-6-9 i Qeverisë hap rrugën euro-atlantike të vendit dhe përmban reformat thelbësore të nevojshme për integrim. Kështu deklaroi gjatë debatit në Komisionin Parlamentar për Integrime, kryeministri Zoran Zaev. Megjithatë, ai tha se në pakon e parë të këtij plani është edhe ligji për gjuhën shqipe për të cilin theksoi se do të priten edhe rekomandimet e Komisionit të Venedikut. Nga ana tjetër, deputeti i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi tha se kanë pritur nga shumica parlamentare që ta konsultojnë BESËN për Ligjin e gjuhëve dhe për këtë ligj të ngritet grup ekspertësh në nivel të Kuvendit dhe jo në Komisionin…
14 July Shënimi i 1 vjetorit të puçit në Turqi përmes aktiviteteve të ndryshme në Maqedoni, për ambasadoren turke në vend Tulin Erkal Kara nuk paraqet tejkalim të ndikimit politik rus, dhe as ndërhyrje në punët e brendshme të Maqedonisë. Madje, ambasadorja turke e sheh normale shënimin e këtij përvjetori edhe në Maqedoni, pasi sipas saj, Turqia dhe Maqedonia janë shtete mike dhe kanë marrëdhënie vëllazërore. Ambasadorja turke përsëriti se këto aktivitete kanë marrë mbështetjen e qeverisë së Zaevit, madje, në manifestimin qendror që do të mbahet nesër, do të jetë i pranishëm edhe kryeministri. Në fillim dua të theksoj…
Banorët e Vizbegut kanë bllokuar sërish bulevardin “Sllovenija” në Shkup në shenjë revolte për shkak të mungesës së ujit të pijshëm në një pjesë të madhe të lagjes së Vizbegut tanimë një kohë të gjatë. Banorët shprehen të revoltuar dhe kërkojnë të ndërmerren masa urgjente për furnizimin e tyre me ujë të pijshëm. Madje i bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse, posaçërisht politikanëve shqiptarë që të vizitojnë banorët dhe të shohin nga afër problemet me të cilat ballafaqohen me dekada të tëra.
Fillimi i sezonit turistik në Ohër dhe Strugë filloi me probleme. Tre raste fatale brenda disa ditësh. Në mesin e viktimave ka edhe njerëz të moshuar që pas hyrjes në ujë kanë vdekur nga ataku në zemër. Mjekët paralajmërojnë të shmanget qëndrimi në plazh nga ora 12 deri në 17, si dhe hyrja e menjëhershme në ujë. Disa nga plazhet janë ende pa shpëtimtarë në ujë, ndërsa probleme shtesë krijojnë edhe numri i madh i varkave me pedale të cilat shpesh i përdorin persona të cilët nuk dinë të notojnë mirë. Ekipet e shpëtimit në Strugë deri tani kanë pasur…
VMRO-DPMNE ka akuzuar edhe sot Prokurorinë Speciale Publike duke e quajtur si dorë e LSDM-së që ka për qëllim realizimin e hajkave të porositura kundër drejtuesve të VMRO-DPMNE-së. Në një konferencë të mbajtur para zyreve të Prokurorisë Speciale, Darko Kostovski nga VMRO-DPMNE akuzoi se lëndët e ngritura janë pa bazë juridike, pa argumente dhe të njëjtat bazohen vetëm në konstruksione politike dhe udhëhiqen vetem kundër funksionarëve të VMRO-DPMNE-së. “Qëllimi është që të nxihen njerëzit, ndërsa partia të vendoset në pozitë të palakmueshme në prag të zgjedhjeve lokale. Masat të cilat PSP i kërkon janë ligjërisht të paargumentuara, ndërsa të njëjtat…
Ambasadorja e Republikës së Turqisë në Shkup, Tülin Erkal Kara, në një konferencë për shtyp me rastin e përvjetorit të parë të tentativës për grusht shtet në Turqi, e cila ndodhi më 15 korrik të vitit të kaluar nga organizata terroriste FETO, deklaroi se, “në atë mbrëmje makabre Turqia u ballafaqua me tradhtinë më të madhe në historinë e saj, por veprimi i presidentit Recep Tayyip Erdoğan në ato kushte të vështira me thirrjen ndaj popullit për të dalë në rrugë, shkroi një akt të vërtetë heroik të popullit turk, që i dha mësim botës se si duhet të mbrohet…
Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit duhet të krijojë rregullativ dhe parakushte për parandalimin e keqpërdorimit të resurseve shtetërore gjatë fushatës për zgjedhjet e ardhshme, si dhe në tre muajt e ardhshëm ta realizojë procedurën në pjesën që ka të bëjë me raportin lidhur me të gjitha hetimet dhe masat të cilat i ka ngritur në pesë vitet e fundit. Zv/ kryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani në takimin me kryetarin dhe anëtarët e komisionit Anti-korrupsion në kuadër të zbatimit të planit aksionar të njohur si 3-6-9 tha se së bashku me komisionin do të krijohen të gjitha parakushtet me…
14 July Për emrin do të mbahet referendum, paralajmëroi në intervistë për Rojtersin ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, në kuadër të përpjekjes së tij që vendi fqinj të hyjë në institucionet perëndimore, njoftojnë mediat greke duke përcjellë një pjesë të intervistës së Nikolla Dimitrov për agjencinë. “Në ndërkohë, IRJM dhe Bullgaria u dakorduan për tekstin e marrëveshjes për miqësi nënshkrimi i së cilës ka për qëllim t’i zgjidhë mospajtimet historike të cilat kanë shkaktuar tensione. Marrëdhënie të shtrënguara me fqinjin e madh lindor, me të cilin ndan lidhje të përbashkëta, historike, kulturore dhe linguiste, i parandalon angazhimet edhe…
Prokuroria Speciale Publike e ka marrë në shqyrtim lëndën “Sopoti”, ka konfirmuar mbrojtja e të akuzuarve të këtij rasti. Ky vendim u mor pasi që në seancën e kaluar e fitoi lëndën nga Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korupcion dhe kishte afat prej 8 ditësh që të deklarohet. Avokati Naser Raufi vërtetoi se ka marr njoftim nga PSP në të cilën thuhet se në seancën e ardhshme që do të mbahet në shtator, lëndën do ta përfaqësojnë një prokuror nga grupi i Katica Janevës. Rasti “Sopoti” ka histori prej 14 vitesh. 12 banorë nga fshati Sopot u akuzuan se…
Maqedonia dhe Bullgria janë pajtuar për tekstin e marrëveshjes për fqinjësi të mirë, e cila ka për qëllim zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të gjata dhe uljen e tensioneve, ka deklaruar ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters. Milloshoski ka thënë se dëshirojnë bashkëpunim më të mirë me Greqinë dhe në këtë kontekst ishte vizita e tij e fundit në Athinë. Ai ka përmendur se gjatë takimit është biseduar për propozimimin për të lejuar që Maqedonia të anëtarësohet në NATO nën referencën e përkohshme, për të vazhduar negociatat për të gjetur një zgjidhje të…

