VMRO-DPMNE ka akuzuar edhe sot Prokurorinë Speciale Publike duke e quajtur si dorë e LSDM-së që ka për qëllim realizimin e hajkave të porositura kundër drejtuesve të VMRO-DPMNE-së. Në një konferencë të mbajtur para zyreve të Prokurorisë Speciale, Darko Kostovski nga VMRO-DPMNE akuzoi se lëndët e ngritura janë pa bazë juridike, pa argumente dhe të njëjtat bazohen vetëm në konstruksione politike dhe udhëhiqen vetem kundër funksionarëve të VMRO-DPMNE-së.
“Qëllimi është që të nxihen njerëzit, ndërsa partia të vendoset në pozitë të palakmueshme në prag të zgjedhjeve lokale. Masat të cilat PSP i kërkon janë ligjërisht të paargumentuara, ndërsa të njëjtat vlejnë vetëm si material për mediumet e LSD-së për nxierjen e VMRO-DPMNE-së në sytë e opinionit”, deklaroi Darko Kostovski.
VMRO vlerëson se rasti “Treqind” është po ashtu absurd sikur edhe rastet e njëjta të cilat i ka ngritur PSP. “Askush nga të dyshuarit nuk ka përfituar asnjë denarë përfitim material, ndërsa LSDM gënjente se janë vjedhur miljarda euro”, tha ai.

