Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit duhet të krijojë rregullativ dhe parakushte për parandalimin e keqpërdorimit të resurseve shtetërore gjatë fushatës për zgjedhjet e ardhshme, si dhe në tre muajt e ardhshëm ta realizojë procedurën në pjesën që ka të bëjë me raportin lidhur me të gjitha hetimet dhe masat të cilat i ka ngritur në pesë vitet e fundit. Zv/ kryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani në takimin me kryetarin dhe anëtarët e komisionit Anti-korrupsion në kuadër të zbatimit të planit aksionar të njohur si 3-6-9 tha se së bashku me komisionin do të krijohen të gjitha parakushtet me qëllim të ndarjes së shtetit nga partitë, por siç tha edhe për t’u garantuar se Anti-korrupsioni do të jetë i pavarur në veprimin e tij
Lufta kundër korrupsioni është para kusht i rëndësishëm për zhvillim normal të shoqërisë, ka disa masa të rëndësishme të cilët janë paraparë në planin 3,6,9 kryesisht që kanë të bëjnë me zgjedhjet lokale ku komisioni shtetëror kundër korrupsionit ka kompetenca të rëndësishme për krijimin e parakushteve për ndarjen e shtetit nga partia , por edhe parandalimin e keqpërdorimit të resurseve shtetërorë në fushatën parazgjedhore nga komunat por edhe nga institucionet shtetërore– deklaroi Bujar Osmani- zv/kryeministër për çështje evropiane.

