Gjykata e Apelit miratoi vendime për një pjesë të ankesave të Prokurorisë Speciale dhe të pandehurve në rastet e Katica Janevës. Nuk ka detaje për cila lëndë gjykatësit e Apelit kanë marrë vendim dhe cili është epologu. Nga Apeli nuk tregojnë nëse i kanë ndryshuar disa nga vendimet e Gjykatës Penale dhe nëse në vend të pasaportës, dikush nga të pandehurit do të përfundojë në paraburgim. Vendimet pas ankesave janë shkruar dhe derisa nuk kanë dhënë gjykatësit nënshkrim, Apeli nuk do njoftojë se cili është rezultati. Do ti ri-dërgojnë në Gjykatën Shkupi 1, që ata ti publikojnë në faqen zyrtare të tyre. Në ditët e fundit në Gjykatën e Apelit u mbajtën seanca publike për disa lëndë. Faktet para gjykatës më të lartë i përballën të pandehurit dhe PSP-ja. Në rastin “Trajektorja” Janeva kërkoi paraburgim për ish-zëvendëskryeministrin Vlladimir Peshevski. Penalja ia mori vetëm pasaportën. PSP-ja në mbledhje publike kërkoi të përfundojë në paraburgim, sepse ka ndikuar te dëshmitarët, ndërsa Peshevski kërkon t’i kthehet pasaporta. Pasaportën nga Apeli e kërkoi edhe ish-drejtori i Agjencisë për Rrugë, Lupço Georgievski, i cili së bashku me Peshevskin janë të akuzuar për shpërdorim të mbi 150 milionë eurove me ndërtimin e dy autostradave me kreditë kineze. Dje në Gjykatën e Apelit u shfaqën gazetarët Dragan Pavloviq – Llatas dhe Ivona Talevska. Për Llatasin, PSP përsëri kërkoi paraburgim, ndërsa ai nga Specialja kërkoi që ti kthehet pasaporta për shkak të obligimeve profesionale. Me të njëjtin qëndrim në gjyq doli edhe Talevska. Specialja mbeti në qëndrimin se në paraburgim duhet të përfundojë edhe ndihmës ministri i Brendshëm, Gjoko Popovski. Ai është akuzuar për shpërdorim të pozitës zyrtare, gjatë prokurimit të 300 automjeteve të reja për policinë. Gjykata Penale paraprakisht nuk vendosi të përcaktojë paraburgim për asnjërin nga 18 – të akuzuarit, për të cilët Specialja kërkoi një masë të tillë. Në pothuajse të gjitha rastet vendosi për masë më të butë dhe pa pasaporta e la pothuajse të gjithë kryesinë e VMRO – DPMNE-së si dhe liderin Nikolla Gruevskin. Partia edhe sot e përsëriti qëndrimin se nëse ndonjëri prej personave kryesorë ka dashur të ikë, do ta kishte bërë të njëjtën kohë më parë.
Data 17.06.2026
Aktuale
- Djegia e dy veturave diplomatike bullgare, SPB Shkup ngre kallëzim penal ndaj 44-vjeçarit
- VLEN: “One Stop Shop” me Shqipërinë forcon lidhjet ekonomike, turistike dhe familjare
- Brazil–Maroku, ndeshja që theu rekordin e shikueshmërisë në Kupën e Botës
- G7 i shpall “luftë ekonomike” Rusisë, sanksione të reja godasin naftën dhe gazin
- Protestat për rrëzimin e qeverisë Rama objekt diskutimi në PE, eurodeputetja holandeze: Paratë publike shkojnë për një grup të privilegjuar
- Ukraina dhe Moldavia synojnë të ngarendin drejt anëtarësimit në BE
- Kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, parashikimi i motit për sot! Ja sa do të jenë temperaturat
- “Si e rekrutuam djalin e ish-kryeministrit shqiptar në vitin 1951 në Romë, i cili na dha disa informata me vlerë për zbulimin amerikan që po vepronte ndaj nesh dhe…”/ Dëshmia e rrallë e ish-shefit të Zbulimit

