Në mënyrë që Maqedonia të mbaj talentët e saj të rinj duhet të fokusohet më shumë në arsimit e lartë por gjithashtu në sistemin e edukimit të fëmijëve.
Sistemi arsimor në dekadën e fundit ishte i goditur nga reforma të cilat edhe kur kishin qëllime të mira për fat të keq ishin planifikuar në mënyrë joprofesionale dhe ishin zbatuar në mënyrë edhe më të keqe.
“Gjithpërfshirja në debat mendojmë se do të na shpie drejt cilësisë në arsimin e lartë. Shpresojmë se procesi nuk do të shkojë ngadalë, pasi tashmë ka aktivitete të ndërmarra paraprakisht, por që fatkeqësisht nuk u finalizuan. Pra, problemet tani janë të shënjuara dhe për këtë presim një dinamikë të shpejtë të mbylljes së problemeve, të cilat faktikisht nxitën protesta të studentëve dhe trazira në të kaluarën”.
Me qëllim që të mundësojmë program mësimore e cila do të jetë në pajtueshmëri me moshën e fëmijëve, në pajtueshmëri me rrjedhën aktuale të arsimit botëror dhe ajo që nën kupton mbajtjen e interesit të fëmijëve në procesin arsimor. Poashtu paralajmëroj edhe rishikim të asaj që nënkupton detyrime administrative të imponuara ndaj mësimdhënësve në arsimin fillor dhe të mesëm”, deklaroi Renata Deskoska, Ministre e Arsimit në një deklarat për mediat në vend.

