Prokuroria Speciale Publike mbetet në qëndrimin se është i nevojshëm paraburgim për gazetarin Dragan Pavloviq-Llatas, i akuzuar për evazion fiskal. Avokatët e tij konsiderojnë se masa është shumë e rreptë, ndërsa akuza e papërcaktuar. Kërkuan që Apeli ta pranojë ankesën e tyre dhe t’ia kthejë pasaportën Llatasit, të cilin ia mori Gjykata Penale.
Nuk pranoj masën e paraburgimit, nuk kam llogari jashtë vendit, kam vetëm vikend-shtëpizë dhe banesë. Masa e paraburgimit dëmton edhe familjen time që varet nga të ardhurat e mia. Jam vënë në të njëjtën shportë me akuza në të cilat janë përmendur provizione – tha i akuzuari Dragan Pavloviq Llatas.
Prokuroria Speciale mbetet në qëndrimin se masat që i kërkon janë për të siguruar procedurë gjyqësore të menjëhershme dhe efektive, të cilën të pandehurit nuk do ta frenojnë me udhëtime dhe mungesa për shkak të angazhimeve jashtë vendit. Me këtë fakt e justifikojnë edhe kërkesën për paraburgim të Llatasit.
Argumentet tona janë se kundër këtij të akuzuari duhet të jepet masa më e rreptë, për të siguruar prani në procedurë dhe parandalimin e krimeve të mëtejshme dhe ajo është e masa e paraburgimit- deklaroi Gabriel Bubevski nga PSP.
Përveç Llatasit, në seancë publike në Gjykatën e Apelit sot u shfaq edhe kolegia e tij, gazetarja Ivona Talevska e cila gjithashtu mbeti pa pasaportë. Ajo kërkoi që i njëjti t’i kthehet për shkak të angazhimeve profesionale. Kthimin e pasaportave kërkuan edhe dy vëllezërit e Llatasit, të akuzuar për rastin “Trevnik” për ndërtim pa leje. Në Gjykatën e Apelit, faktet sot i përballën edhe i pandehuri ndihmës -Ministri i Brendshëm Gjoko Popovski dhe PSP, i akuzuar për blerjen e 300 automjeteve të reja zyrtare për policinë. Edhe ai kërkoi që gjykata më e lartë t’ia kthejë pasaportën e konfiskuar. Para fillimit të seancës, para objektit të Gjykatës së Apelit, VMRO DPMNE kërkoi që gjykata të mos dorëzohet para presioneve të Prokurorisë Speciale.
Nëse dikush nga partia do të kishte dashur të ikë, do ta kishte bërë atë, sepse kanë pasur informacione se kundër kryesisë përgatiten akuza të papërcaktuara .

