Emisioni “Rajoni”që transmetohet nga Lubjana në Tiranë nga Samiti i Triestes vjen me një edicion special.
Te ftuar në emision janë: Kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama, Kryeministri i Maqedonisë, z. Zoran Zaev, Zv/kryeministri dhe Ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë, z. Ivica Daçiç, dhe Sekretari Gjeneral i Këshillit Rajonal për Bashkëpunim, Goran Svillanoviç, në të cilin do të përpiqen t’u përgjigjen pyetjeve: si është gjendja politike në Rajon, cilat janë shanset që Rajoni i Ballkanit Pernëndimor të shndërrohet në një treg të vetëm me një popullsi 20 milionëshe, çfarë mund të bëhet në fushën e infrastrukturës dhe në zhvillimin ekonomik.
Edicionin special të emision “Rajoni” ekskluzivisht do ta ndiqni të shtunën në orën 19:40.

