Prokuroria e udhëhequr nga Marko Zvërlevskit do të shpenzojë 82 mijë euro për lëndët e udhëhequra në mënyrë elektronike. Për mirëmbajtjen e hardverit dhe softverit për udhëheqjen elektronike të lëndëve dhe për inçizime elektronike, prokuroria e Marko Zvërlevskit, për shkarkimin e të cilit për të dytën ditë me radhë po diskutohet në Kuvend, lëshoi shpallje te Byroja për Furnizim Publik. Vlera e llogaritur e marrëveshjes pa TVSH është 5.084.746 denarë, ose rreth 82 mijë euro. Te shpallja shkruan se kriteriumet për ndarjen e furnizimit është çmimi më i ulët, kurse periudha për të cilën bëhet furnizimi është 12 muaj. Në fjalimin e djeshëm para deputetëve, prokurori Marko Zvërlevski, tha se në kohën e tij janë blerë telefona dhe kompjuterë për prokurorët dhe kanë filluar të paguhen taksat për punën jashtë orarit të punës dhe punës për vikend.
Data 19.06.2026
Aktuale
- Vrasja e Eglant Koçit, në pjesën e pasme të kokës kishte plagë më armë zjarri! Në kërkim shoku i tij i ngushtë
- Fondacioni bullgar “Maqedonia” ka anuluar bllokadën e pikave kufitare me Maqedoninë e Veriut
- Voziste me 188 km/h në austostradën Kumanovë-Shkup, policia ndalon shtetasin serb
- Minçev për grindjen e supozuar midis Mickoskit dhe Dimitrievskit: Disa pyetje nuk meritojnë përgjigje
- “Rama jep dorëheqjen, s’ka bisedime”- Sot protesta e 20-të e qytetarëve për largimin e qeverisë! Sheshet dhe rrugët plot
- “Amendamenti ynë kërkon moratorium ndërtimesh në zonat e mbrojtura”- Eurodeputetja kundërshton Ramën: Po injorohen kërkesat e shoqërisë civile, dëgjoni protestuesit! Korrupsioni, sfidë madhore
- Evropa mbyll derën për Rusinë: As sport, as kulturë deri në një paqe të drejtë në Ukrainë
- Këmbimi valutor 19 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

