Autonomia e universiteteve dhe financimi i tyre, statusi i profesorëve dhe pjesëmarrja e studentëve në vendimmarrjen e Universiteteve janë disa nga çështjet që do të rregullohen me Ligjin e ri për Arsim të Lartë, u zotua ministrja e Arsimit, Renata Deskovska. Ajo shpreson se ligji i ri do të miratohet deri në fund të vitit.
Qëllimi është të bëjmë ligj të ri për arsimin e lartë, sepse ligji aktual është tejet shumë i ndryshuar dhe është i palexueshëm, i paqartë dhe konfuz. Më konkretisht do të përfshijë statusin dhe organizmin e Universiteteve. Nëse do të vazhdojë procesi i tanishëm i centralizimit apo do të ketë decentralizim të universitetit; kompetencat e Senatit brenda universitetit; organet e menaxhimit, mënyrën e menaxhimit të fakulteteve- deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Renata Deskoska.
Sipas Deskovskës, ky ligj poashtu do të zgjidh edhe procesin e nostrifikimit dhe çështjen e akreditimit. Ndërkaq lartësia e participimit të studentëve do të vazhdojë të varet nga vendimi i vetë universiteteve. Nga ana tjetër Plenumi Studentor dhe ai I profesorëve me kërkesa konkrete për përmbajtjen e ligjit të ri.
Do të kërkojmë që Trupi Studentor i Universitetit ‘Shën Kirili dhe Metodi’ dhe trupat e tjera studentore që janë përfaqësues të studentëve universitar të jenë pjesë e universiteteve dhe jo të jenë organizata joqeveritare- tha Teodora Stolevska nga Plenumi Studentor.
Plenumi i profesorëve e dini që i përfaqësonte qëndrimet për autonominë faktike, të vërtetë të Universiteteve dhe jo vetëm deklarative.(8.59-9.16). Pastaj shumë aspekte që janë të lidhura jo vetëm me mënyrën e organizimit studentor, por edhe pjesëmarrjen e studentëve në udhëheqjen me universitetet- tha Vllatko Korobar nga Plenumi i Profesorëve.
Hartimi i ligjit të ri të arsimit të lartë filloi dy vite më parë. Por i njëjti u braktis nga Plenumi Studentor dhe Plenumi i Profesorëve, për shkak të mos-besimit në Qeverinë e mëparshme. Pas çka pati protesta.

