<
Në kuadër të Samitit të Triestes kryeministri Zoran Zaev takoi homologun shqiptar, Edi Rama. Në fokus të bisedës ishte forcimi i miqësisë dhe thellimi i gjithanshëm i bashkëpunimit mes dy vendeve.
Në një status në Facebook, Zaev shkruan: “Në takimin me kryeministrin Edi Rama vërtetuam se ndajmë vizion të përbashkët për të ardhmen euro-atlantike të Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë.” Ndërsa Rama shkruan: “Me urimin që faqja e re e premtuar nga kryeministri Zaev në marrëdheniet ndëretnike mes dy popujve që formësojnë Maqedoninë mike, të shkruhet me vepra të prekshme për gjithë shqiptarët, të cilët jetojnë në shtetin fqinj”.
Në Trieste me kryeministrin Zoran Zaev, për forcimin e miqësisë dhe thellimin e gjithanshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve tona; me urimin që faqja e re e premtuar nga kryeministri Zaev në marrëdheniet ndëretnike mes dy popujve që formësojnë Maqedoninë mike, të shkruhet me vepra të prekshme për gjithë shqiptarët, të cilët jetojnë në shtetin fqinj????
تم نشره بواسطة Edi Rama في 12 يوليو، 2017

