Ministri i ambientit jetësorë, Sadulla Duraku edhe më tej nuk ka plan konkret për tejkalimin e problemit me deponinë e zezë në Strugë. Në vend të zgjidhjes, Duraku i cili udhëheq me ekipin qeveritar që duhet të gjej zgjidhjen e problemi, ku marrin pjesë edhe ministrat pa resor, Ramiz Merko dhe Zoran Shapuriq, edhe sot u thirr në fondet IPA të Bashkimit Evropian. Alsat pyeti nëse kanë plan afatgjatë për deponitë e mbetura në shtet.
Para më shumë se një muaji, autoritetet qendrore dhe ato lokale paralajmëruan zgjidhje të plotë të problemit me deponinë e Strugës respektivisht gjetjen e një lokacioni të ri ku do të transferohej mbeturina e qytetit. Por, të paktën deri më tani, kanë mbetur vetëm premtimet. Në ndërkohë, deponia sërish është ndezur ndërsa tymi dhe era e keqe janë përhapur gjithandej në qytet. Ambasadori i BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar tha se Unioni ndan mjete për menaxhimin e deponive në vend.
Problemi me deponitë është problem që s’mund të zgjidhet për kohë të shkurtër. Problemi është serioz dhe për çdo problem serioz duket filluar me hapin e parë. Ne si BE përmes programeve IPA ndihmojmë në zgjidhjen e problemit me deponitë. Problemi në Strugë është problem që po vazhdon, por ne nuk jemi të përfshirë në tejkalimin e problemit në Strugë- tha ambasador i BE-së Samuel Zhbogar.
Sot në Ohër në Parkun nacional të Galiçicës është promovuar projekti i ri i BE-së dhe UNDP-së për mbrojtjen e natyrës në vlerë prej 4.3 milionë euro e që ka për qëllim mbrojtjen e parqeve nacionale, shfrytëzimin e resurseve natyrore si dhe ndërtimin e disa stacioneve më të vogla të filtrimit.
Miki Trajkovski

