Kryemnistri i Shqipërisë, Edi Rama me delegacionin e shtetit shqiptar ka realizuar një takim me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev dhe delegacionin nga Maqedonia. Takimi është zhvilluar në Trieste të Italisë ku po mbahet Samiti “BE – Ballkani Perëndimor”. Rama e ka cilësuar këtë takim si produktiv për forcimin e miqësisë mes dy vendeve dhe ka uruar që premtimet e Zaevit për marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni të realizohen.
Ja postimi i plotë i Ramës në Facebook:
“Në Trieste me kryeministrin Zoran Zaev, për forcimin e miqësisë dhe thellimin e gjithanshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve tona; me urimin që faqja e re e premtuar nga kryeministri Zaev në marrëdheniet ndëretnike mes dy popujve që formësojnë Maqedoninë mike, të shkruhet me vepra të prekshme për gjithë shqiptarët, të cilët jetojnë në shtetin fqinj”

