Samiti i Triestës ka ngjallur optimizëm në drejtim të integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor. Kryeministri Zoran Zaev nga Trieste është shprehur se Bashkimi Evropian duhet në mënyrë më direkte të ndihmojë rajonin që të përshpejtohet eurointegrimi i tij.
“Shumë gjatë po pritet para dyerve të Evropës. Samite në Trieste dërgon porosi inkurajuese që do të afrohemi drejt Evropës dhe unë vlerësoj se ajo mund të realizohet. Maqedonia ka statusin kandidat nga viti 2005, por që nga atëherë është bllokuar për shkak të çështjes së pazgjidhur së emrit dhe kontestit me Greqinë”, ka deklaruar Zaev.
Gjatë emisionit Rrethi, ai tha se kjo demotivon qytetarët. Ai ka shtuar se Greqia mund ta ndihmoj Maqedoninë.
“Po ndryshon raporti I BE-së drejt Ballkanit, kështu nga deklarata e parë e Zhan Klod Junkerit që nuk ka zgjerim të BE-së deri në vitin 2019, ka sjellur që Ballkani të jetë në fokusin e Unionit”, ka thënë Zaev.
Zaev vlerëson se duhet të nxitet zhvillimi ekonomik i rajonit, që vendet e rajonit të munden më shpejt t’i arrijbnë vendet e zhvilluara nga BE për të tërhequr më shumë investitor.
Teuta Buçi
Zaev: BE duhat ta mbështësë më direkt Maqedoninë by tvshenjaofficial

