Zëvendësministri i Drejtësisë, Oliver Ristovski ka lexuar para deputetëve propozimin e Qeverisë për shkarkimin e kryeprokurorit Marko Zvërlevski. Pas kësaj deputëve u është drejtuar vet Zvërlevski, i cili është munduar të arsyetojë se ky propozim është i padrejtë.
“Asgjë nga këto nuk është e saktë, e këtë e dëshmon edhe fakti se Qeveria nuk ka theksuar asnjë arsye për shkarkimin tim. Prokurori publik është i pavarur për të vendosur kur duhet të ngre procedurë, ndaj kujt dhe kur duhet të ndalojë procedurën. Për rastin e 27 prillit është hapur hetim për të gjitha rrethanat”, ka thënë Zvërlevski. Ai ka thënë se nuk ka dhënë dorëheqje për shkak se nuk ka bazë për akuzat ndaj tij.
Ai ka mohuar edhe diçka për të cilën akuzohet gjithandej. “Nuk kam lidhje politike, në opinion njihem si njeri që nuk kam lidhje me politikën”, ka thënë Zvërlevski.

