Deputetët e VMRO-DPMNE-së nëpërmjet një letre drejtuar Qeverisë, kërkojnë nga kjo e fundit që ta dorëzojë në shqyrtim Marrëveshjen e harmonizuar me Bullgarinë. Kështu ka deklaruar deputeti Ilija Dimovski i cili tha se sipas informatave të marra, deputetëve të Kuvendit bullgar i është mundësuar që të kenë qasje në përmbajtjen e marrëveshjes. Deputeti i opozitës Dimovski tha se heshtja e marrëveshjes me Bullgarinë nga ana e Qeverisë tonë, shkakton shqetësim dhe përgjegjësi plotësuese që të kërkojnë nga Qeveria dhe ministri i jashtëm Dimitrov për ta pasur mundësinë të bëjnë shqyrtim të kësaj marrëveshje të harmonizuar me qëllim që të shmanget çdo lloj dyshimi për përmbajtjen dhe qëllimet e kësaj marrëveshje.
“Vlerësojmë se shqetësimi mund të tejkalohet përmes ndarjes së propozim-tekstit ose tekstit të harmonizuar të marrëveshjes me Kuvendin e Maqedonisë, me deputetët si përfaqësues të qytetarëve. Kjo do të jetë edhe në frymën e premtimeve për transparencë në punë nga ana e kryetarit të Qeverisë z. Zaev, si edhe të deklaratave tuaja në Komisionin për punë të jashtme, se teksti i Marrëveshjes do të ndahet me deputetët në kuvend, inkluzivitetin e të cilit, vetë e kërkuat”, deklaroi Dimovski.
Në pyetjen pse partitë maqedonase i izolojnë çështjet kyçe shtetërore vetëm si problematika të maqedonasve dhe jo të gjithë qytetarëve të vendit, deputeti i VMRO-DPMNE-së Dimovski tha se është i pajtimit që të gjitha partitë parlamentare të inkuadrohen në këto çështje.
“Apsolutisht pajtohem se të gjitha grupacionet politike serioze në parlamentin e Maqedonisë duhet të fitojnë shqyrtim dhe qasje e mundësi të jenë të inkuadruar në këtë procedurë, pa dyshim nëse janë pjesë e shumicës parlamentar ose jashtë shumcës parlamentare. Kjo e para, ndërsa e dyta, BDI gjithmonë ka qenë e informuar dhe inkuadrzar në këto procese, ajo që tani BDI lëvdërohet se është e inkuadruar, është për shkak të mungesë së punëve me të cilat do të lavdërohej para trupit të saj votues”, tha Dimovski.
Dimovski kërkoi që opozita patjetër të inkuadrohet në çështjet të cilat kanë peshë shtetërore dhe kombëtare. Në letrën dërguar Qeveirsë janë nënshkriar deputetët Antonio Milloshovski, Nikolla Popovski, Emill Dimitriev, Trajko Veljanovski dhe Vllatko Gjorçev.
Mefail Ismaili /SHENJA/
VMRO letër Zaevit, publikoni marrëveshjen me… by tvshenjaofficial

