Në Shkup sot u mbajt tryeza e rrumbullakët me temë “Si deri te rregullativa ligjore e cila do t’i mbrojë organizatat qytetare nga inspektimet arbitrare dhe kontrollet në fushën e punës tatimore dhe financiare? Për qëllim kjo tryezë kishte rekomandime për ndryshime ligjore. Ku dhe u prezantuan aktivitetet dhe përvojat e zbatuara deri më tani nga inspektimet dhe kotnrollet e kryera, si dhe u debatua për ‘Policy Brief’ dhe nismën për para Gjykatës kushtetuese të RM-së për kontestim të dispozitave nga Ligji për tatimin personal të të ardhurave, njohton Almakos.
Sipas përfaqësuesve u tha se është i nevojshëm saktësim i Ligjit për tatim personal mbi të ardhurat, gjegjësisht rregullim i obligimeve të organizatave civile në lidhje me tatimet dhe lirimet nga tatimet, i cili dallon nga sektori publik dhe subjektet ekonomike.
Kjo nismë është inicuar nga kontrollet e fundit inspektuese ndaj 20 organizatave joqeveritare. Konferenca është organizuar nga Shoqata e Maqedonisë për juristë të rinj, Instituti për të drejtat e njeriut dhe Koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë”.
Goce Kocevski nga Shoqata e Maqedonisë për juristë të rinj tha se përveç inspektimeve për punë financiare të organizatave joqeveritare, nga ana e shumë politikanëve është kryer edhe presion publik për ndjekjen e tyre.
Në ngjarje u prezantua edhe propozim iniciativa deri te Gjykata kushtetuese e RM-së me të cilën kontestohet neni 5 paragrafi 2 nga Ligji për tatim personal mbi të ardhurat me të cilën, siç thonë organizatorët, në mënyrë jo të qartë dhe jo të saktë vendoset obligim për pagesën e tatimit personal mbi të ardhurat dhe për të ardhurat e realizuara me prodhime të gatshme ose në ndonjë mënyrë tjetër.
Atje u tha se Aksioni “Inspektimi Ligjore për inspektim të organizatave civile”, ka qenë për për të adresuar nevojat e organizatave të shoqërisë civile të prekur nga inspektimet dhe kontrollet duke identifikuar problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen në kuadrin e inspektimeve dhe kontrolleve, analiza e tyre ligjor, duke siguruar mbështetje ligjore , udhëzues bashkëpunimi për organizatat, në lidhje me inspektimet.
Tryeza e rrumbullakët ishte në organizim të nismës joformale për mbrojtje të shoqërisë qytetare “Përgatitje juridike për inspektime në organizatat qytetare” mbështetur nga Shoqata e Maqedonisë e juristëve të rinj (SHMJR) në bashkëpunim me Institutin pçër të drejta të njeriut (IPD) dhe Koalicionin të gjithë për gjykim juridik, me mbështetje financiare nga granti ad hok nga programi i Civika Mobilitas.
D.K
Almakos.com

