Sipas të dhënave (jo zyrtare) 95 përqind e bashkëpunëtoreve të ri në Adminstratën shtetërore, të inkuadruar, në kuadër të MO-së, nuk kanë lëvizur nga pozita e punës, prej bashkëpunëtorit të ri. Edhepse ata janë pranuar me shkollë të mesme, pas katër viteve, siç flasin administratorët, ata kanë mbaruar edhe fakultet, por nuk ka rritje të pagës, as edhe rritje të pozitës. Administratori nga Prokuroria e Lartë Publike, Shiqiri Korumi, thotë se katër vite që ka kryer fakultetin, nuk ka ndonjë përparësi, kjo ndodh edhe me shumë administrator të tjerë. Ndërsa, eksperti juridik, Bajram Pollozhani dhe profesoresha për Administratë publike dhe shkenca politike, Besa Kadriu, problemin e shohin te partitë politike, të cilët kanë përvetësuar këta qytetarë, duke i inkuadruar në administratë, por duke mos i avancuar më tej, me pozitat që meritojnë. Ata thonë se shumë nga administratorët nuk janë të aftë, për pozitat që kanë marrë, ndoshta edhe kjo bën që ata të mos avancohen në pozita më të larta, por administratorët e shohin si problem të udhëheqësve qeveritar dhe mos respektim të ligjit për ndryshim të pozitës, pas marrjes së titullit të lartë arsimor, informon Almakos.
Besa Kadriu është e mendimit se të punësuarit në administratë, një pjesë e madhe e administratorëve të inkuadruar në administratë, kanë qenë të punësuar në baza partiake dhe sigurisht një pjesë e tyre janë më pak profesionist, përdallim nga pjesa tjetër që kanë një përvojë brenda dhe nuk kanë qenë të avancuar.
“Tani është një situatë shumë paradoksale sepse, Maqedonia është në një proces ku duhet ta zvogëlojë numrin e të punësuarve në administratë. Jo të ketë, aq më pak, si këto që e praktikojnë, të punësuar që janë në administratë mga militant partiak, që është shumë kontraverse dhe shumë kontradiktore prej atyre standardeve që i kërkon Bashkësia Evropiane dhe për këtë kategori, le që zmadhohet numri i të punësuarve, dhe nuk është i bazuar në sistemin e meritokracisë. Sa do që Maqedonia, paraprakisht ka treguar gatishmëri që këtë sistem do ta aplikojë në përvojën e Administratës shtetërore, mirëpo rëndom praktika tregon diçka tjetër”, tha Kadriu, për Almakos.
Ajo shtoi se sistemimi i administratorëve nuk bëhet në mënyrën e duhur, përshkak se ka trysni, shtypje nga partitë politike.
“Tani jemi në një situatë kur është rritur numri, në një kohë kur bashkësia Evropiane e kundërshton atë, ky është gabimi një, dhe i dyti është situata kur nuk kemi avacim të kuadrove që janë brenda, të punësuar më herët domethënë, sistemimi nuk bëhet në mënyrën e duhur, përshkak se ka trysni, shtypje nga partitë politike dhe rasti i tretë është kur, si shembull, kemi pozicione të tilla që kanë përvojë, kapacitet, ata nuk i marrin pozitat e dëshiruara, në rastin konkret, eprorë të departamenteve ose udhëheqës të sektorëve, e të tjera. Aty nuk ka as edhe ngritje të pagës, ndodhin këto, sepse aq është i theksuar ndikimi i politikës ditore, sa që nuk ka profesionalizëm, nuk ka meritrokraci dhe shtim të të punësuarve, në një kohë kur është domethënë në dimenzione të kundërta me BE-në, tha Kadriu, për Almakos.
Ajo shtoi se njihen dhe reformat në Administratë të Kopenhagës dhe në mënyrë të veçantë për Ballkanin Perëndimor thuhet dhe ‘kriteret e Selanikut’, sepse ka disa elemente shtesë, për reformat e administratës. Por, fillimisht për Maqedoninë duhet të përmbush kriterin e Kopenhagës, atë politik, ekonomik dhe Juridik. Në sferën e kriterit politik bën pjesë edhe kjo për reformat në administratë, ku bëjnë pjesë edhe elementet e lartpërmendura, standardizimi, meritrokracia, parandalimi i paradokseve, pra reduktimi i numrit të të punësuarve, por të vihet në pah profesionalizmi, kjo është edhe më e rëndësishme. Përshkak se Maqedonia nuk disponon shumë kuadro të përgaditura, në kuptimin e plotë të fjalës, ekzisistojnë edhe Fonde Ndërkombëtare në UE, të cilat duhet të absorbohen në mënyrë profesionale nga organet kompetente dhe të shfrytësohen këto fonde për qëllim avancimin e kuadrove, tha Besa Kadriu, për Almakos.
Ndërsa, për profesorin Bajram Pollozhani, nga njëra anë është bërë përpjekje që të përmbushet parimi i përfaqësimit të populates në administratë, parimi kushtetues, mirëpo nga ana tjetër nuk ka patur një plan strategjik zhvillimor.
“Duhet të lirohemi nga departizimi i skajshëm, sikundër që ndodhi, dhe pastaj zhvillimi i tyre në karrierë, të administratorëve brenda, në pajtim me ligjet dhe në pajtim me strategjinë kombëtare të Republikës së Maqedonisë, për Administratën Shtetërore dhe në dy ligjet ku ka të bëjë me administratën shtetërore në sens është parimi i meritrokracisë në thelbin e avancimit kadrovik, por që ka mbetur për të dëshiruar.
Tani po ta dëgjojmë minstrin aktual të Administratës dhe Informatikës, do të shohim se nuk është dobësia vetëm e BDI-së, por edhe vetë VMRO-ja ka shmangje nga zbatimi i postulateve ligjore konform me strategjinë nacionale për administratën. Dhe tani kemi një situatë në administratë ku departamentet udhëheqëse nuk janë të përbushur me kuadër, për arsye të kritereve, për mungesë të kuadrove që nuk i përmbushin kriteret aq të ashpra. Kështu që, duke mos patur plan për trajnime të mëtutjeshme, që kërkohet për avancim në pozita, si përvojë pune pesë vjeçare, kualifikim të lartë arsimor…
Ligjet janë bërë të ashpëra në pajtim me standardet Evropiane, ku mbetet të vlerësohet se nuk është punuar sistematikisht për lëvizjen e kuadrove nga bashkëpunëtor i ri në pozita më të larta, udhëheqës, kryeshef, etj”, tha Pollozhani, për Almakos.
Delvina Kërluku
Almakos.com

