Në Shkup sot do të organizohet marsh për Srebrenicën. Marshi do të fillojë prej Xhamisë së Murat Pashës në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.
Gjatë marshit do të lexohet mesazhi i sivjetmë i shoqatës me rastin e shënimit të gjenocidit.
Gjenocidi i Srebrenicës është një krim lufte i zbatuar në korrik të vitit 1995 në Bosnje dhe Hercegovinë, ku u vranë më shumë se 8 mijë boshnjakë myslimanë, kryesisht burra dhe djem të moshës 12 deri 77 vjet.
Gjenocidi është zbatuar në rajonin e Srebrenicës nga Ushtria e Republikës Serbe nën komandën e gjeneralit Ratko Mlladiq, duke përfshirë njësinë paraushtarake “Shkorpioni”, si dhe disa qindra vullnetarë grekë dhe rusë.
Gjykata Ndërkombëtare e Hagës mori vendimin që masakra e Srebrenicës të njihet si gjenocid. Së fundi edhe Gjykata e Hagës ka nxjerrë një vendim ku theksohet se shteti i Holandës është pjesërisht përgjegjës për gjenocidin për shkak se kontingjenti holandez i paqeruajtësve të OKB-së ishte përgjegjës për mbrojtjen e rajonit të Srebrenicës.

