Numri dy i SHBA-ve, Mike Pence ka folur në telefon me kryeministrin Zoran Zaev. Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se ka përsëritur përkrahjen e deritashme amerikane për rrugën e integrimeve të Maqedonisë. Pence, në emër të presidentit Donald Trump, ia ka uruar Zaevit postin e kreut të Ekzekutivit.
“Nënpresidenti e nënvizoi mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së ndaj aspiratave euroatlantike të Maqedonisë dhe e inkurajoi Zaevin t’u japë prioritet reformave të cilat do të mundësojnë përparim të Maqedonisë në atë rrugë”, njoftoi Shërbimi për Informim i Shtëpisë së Bardhë. Nënpresidenti Pens theksoi edhe se e pret me padurim takimin me Zaevin dhe liderët e rajonit të Ballkanit Perëndimor në Samitin e Kartës së Adriatikut që do të mbahet më 2 gusht në Podgoricë, Mal të Zi.

